Ai thjesht po përpiqej të ndihmonte pacientët të jetonin, por u tall publikisht për këtë.
Ignaz Semmelweis ishte një mjek që e përqendroi kërkimin e tij në zbulimin e arsyes pse gratë po vdisnin me ritme kaq të larta, të etheve në shtrat.
Nëpërmjet punës së tij, ai kuptoi se mjekët dukej se sillnin diçka me vete kur kontrollonin gra në lindje, diçka e padukshme nga pacientët e tjerë në spital. Pra, ai u kërkoi të lanin duart me një solucion gëlqereje të kloruar, para çdo kontrolli.
Menjëherë pas krijimit të kësaj proçedure, shkalla e vdekshmërisë së grave nën kujdesin e tij ra nga 18.27% në 1.27%. Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve, mjekët e tjerë nuk do ta merrnin seriozisht Semmelweis. Ndërsa vendlindja e tij Hungaria zbatoi metodat e tij dhe pa rezultate të mahnitshme, Vjena dhe Praga vazhduan ta tallnin.
Vitet e refuzimit profesional ndikuan në shëndetin mendor të Semmelweis. Iu zhvillua depresion dhe më pas kaloi në çmenduri dhe sifilis, gjë që çoi drejt një sjellje të çekuilibruar. Më pas u mbyll nga kolegët e tij në një institucion psikiatrik, për të zbuluar më pas se ishte futur forcërisht.
Teksa protestoi për këtë, u rrah nga rojet, gjë që ndoshta i shkaktoi një plagë në dorë. Kjo plagë iu infektua dhe ai përfundimisht vdiq nga vetë sëmundja që ishte përpjekur ta kuronte gjatë gjithë karrierës së tij.
Perëndia na krijon secilin prej nesh me një dhunti, me një veçori, që shpesh teksa e vendosim në shërbim të njerëzimit, hyn Satani dhe na frenon mes vetë njerëzve, si për hironi të fatit, të vetë atyre.