BE: Ukraina & Moldavia Plotësojnë të Gjitha Kriteret për të Nisur Negociatat e Anëtarësimit

/

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE…

Komisioni Europian vlerëson se Ukraina dhe Moldavia kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE, thanë burime diplomatike në kuadër të një takimi të përfaqësuesve të “27”-tëve.

Shumica e vendeve anëtare të BE-së dëshirojnë që negociatat e anëtarësimit me këto dy vende të fillojnë zyrtarisht nga fundi i qershorit. Por ky vendim kërkon unanimitet edhe nga Hungaria, aleati kryesor i Rusisë në BE, që po kërcënon të bllokojë proçesin, të paktën përsa i përket Ukrainës.

Komisioni i kishte kërkuar Kievit masa për të luftuar korrupsionin dhe oligarkët. Ai kishte bërë gjithashtu thirrje për përfshirje më të madhe të pakicave, një masë e kërkuar urgjentisht nga Budapesti për shkak të pranisë së një pakice hungareze në Ukrainë.

Ambasadorët e të “27”-ve në Bruksel, të cilët u takuan, do të shqyrtojnë më pas opinionin e Komisionit për këtë çështje.

Ata më pas pritet të vendosin nëse do të rekomandojnë ose jo fillimin e negociatave të pranimit përpara fundit të muajit. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së pritet të takohen gjatë Samitit “27” më 27 dhe 28 qershor në Bruksel.

Hungaria është nën presionin e 26 vendeve anëtare të mbetura për t’i dhënë “dritën jeshile” kësaj faze të re në proçesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Por sido që të jetë vendimi i “27”, proçesi do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Një anëtarësim i mundshëm në BE i Ukrainës, një vend me më shumë se 40 milionë banorë dhe një gjenerator bujqësie, paraqet shumë probleme, duke përfshirë financimin.

Previous Story

NATO & SHBA Drejt Ukrainës, Kundër Rusisë të Armatosur Deri "në Dhëmbë"! (video e Biden)

Next Story

Skandali i Madh i Jetës së Pablo Pikaso

Latest from Info