Kryeministrja italiane deklaroi gjithashtu se “Izraeli ka rënë në një kurth të ngritur nga Hamasi”.
Meloni dha një konferencë për shtyp në Samitin e G7 në Bari dhe tha se “BE nuk do të kontribuojë drejtpërdrejt në kredinë prej rreth 47 miliardë euro për Ukrainën, e cila ishte një marrëveshje e liderëve të Samitit të G7”.
Lidhur me kredinë, e cila do të financohet me interes nga 214 miliardë euro të konfiskuara nga asetet shtetërore ruse, Meloni sqaroi se paratë do të sigurohen nga SHBA-të, Kanadaja, Britania e Madhe dhe ndoshta edhe Japonia, pa përfshirë për momentin kombet europiane.
Zyrtarët amerikanë shpjeguan se disa vende, kryesisht SHBA dhe Kanada, do të kontribuonin në kredi të tjera që do të ndihmonin me shlyerjen.
Edhe më shumë shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, do të ofrojnë garanci ripagimi nëse fluksi i të ardhurave është i pamjaftueshëm për të shërbyer dhe shlyer plotësisht kredinë.
Ka pak gjasa që Rusisë t’i kthehen asetet e saj të sekuestruara.
Kryeministri i Italisë tha për asetet e Rusisë se “meqenëse pasuritë janë ngrirë për shkak të sanksioneve dhe sanksionet janë të lidhura me sulmet në Ukrainë, rasti për shkrirje shfaqet vetëm në rastin e një proçesi paqeje, por mendoj në këtë proçesin e paqes që do të negociojmë dhe ngre pyetjen se kush duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës”.
Ajo gjithashtu theksoi se “Izraeli po bie në një kurth të ngritur nga Hamasi në luftën në Gaza”.
Ndonëse theksoi se është e nevojshme të kujtohen sulmet ndaj grave dhe fëmijëve të 7 tetorit, “duket se Izraeli ka rënë në një kurth, një kurth i Hamasit që synon ta izolojë dhe duket se po funksionon.
Ne po punojmë për sigurinë e tij”, shtoi Meloni, duke e sfiduar me këtë deklaratë, në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende kërkojnë armëpushim dhe njohjen e shtetit palestinez.
Por ajo mendon dhe beson se Izraeli duhet të jetë i gatshëm të pranojë planin e paqes të paraqitur nga Joe Biden, i cili kërkon një armëpushim të përhershëm bazuar në tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, por deri më tani një gjë e tillë, nuk është thënë nga ana e Izraelit.