“Gumëzhin” SHBA: Plan Sekret për Zëvendësimin e Mundshëm të Biden?

/

Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet amerikane?

Daily Mail pretendon se ekziston një plan sekret i mundshëm nga demokratët për të zëvendësuar Joe Biden përpara zgjedhjeve.

Siç thuhet në raport:

“The DailyMail mësoi se nëse Joe pengohet në përballjen e parë me Trump, ose nëse shifrat e tij të sondazheve vazhdojnë të bien, do të duhet një front i bashkuar figurash liberale për ta bërë Joe të hedhë “çelësat”.

Të vetmit njerëz që mund ta detyronin të largohej do të ishin Barack Obama, Bill Clinton, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer”, tha një zyrtar demokrat për DailyMail, “dhe proçesi do të ishte me rrezik të lartë”.

Raporti vjen pas deputetit republikan Anna Paulina Luna (R-Fla.) që pretendon se ka dëgjuar se Joe Biden “ka gjasa” të zëvendësohet si kandidati presidencial demokrat, përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Luna i bëri këto komente gjatë një paraqitjeje në FOX NEWS.

“Shumë njerëz e kuptojnë se Joe Biden ndoshta nuk do të jetë i nominuari, gjë që po dëgjojmë në Capitol Hill” tha ajo.

“Pra, ju po dëgjoni në Uashington se Joe Biden nuk do të jetë kandidati demokrat?” – e pyeti gazetari.

Luna u përgjigj: “Po, e saktë.”

Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet amerikane? Mbetet për t’u parë më muajin korrik, kryesiht pas zgjedhjeve parlamentare në Francë.

Previous Story

Një Marrëdhënie Personale me Zotin

Next Story

U Nënshkrua Pakti i Mbrojtjes së Ndërsjelltë nga Rusia & Korea e Veriut

Latest from Info