Francë: Fillon Përndjekja Hetimore e Le Pen

/

A duan t’i japin goditje Marine Le Pen?

Ja çfarë kanë njoftuar në Francë për kandidaten për Presidente të Trancës dhe rivalen kryesuese me vota në Francë.

Pasi e nxorrën të tretën në raundin e dytë të zgjedhjeve, tani bëjnë të ditur se ndaj saj “fillon” një hetim gjyqësor!

Përfaqësuesja e së djathtës nacionaliste franceze, Marine Le Pen duket se është në “telashe” me ligjin. Fushata zgjedhore e Marine Le Pen 2022 në Francë është nën hetim për financim të paligjshëm, njoftoi sot zyra e Prokurorit të Parisit, duke konfirmuar informacionin nga stacioni televiziv BFM TV.

Pas një hetimi paraprak, në datën 2 korrik filloi një hetim gjyqësor për një kredi nga një person juridik ndaj një kandidati që zhvilloi fushatë zgjedhore, pranim nga një kandidat në fushatë zgjedhore të një kredie, nga një person juridik, përvetësim mallrash nga persona që ushtrojnë një funksion publik, mashtrim ndaj personit juridik të së drejtës publike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara, akuzohet e djathta e Le Pen, këtë njoftoi prokuroria.

Komisioni i ngarkuar me kontrollin e shpenzimeve të kandidatëve, të cilat kanë një tavan dhe një pjesë mbulohet nga shteti, kishte ankimuar në vitin 2023 në prokurorinë e Parisit.

Hetimet, të cilat i ishin caktuar departamentit financiar të policisë gjyqësore të Parisit, “po vazhdojnë tani nën drejtimin e një gjyqtari”, shtoi zyra e prokurorisë.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me natyrën e dyshimeve.

Marine Le Pen kishte investuar gati 11.5 milionë euro në fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, zgjedhje që ishte mundur në raundin e dytë nga Emmanuel Macron.

Le Pen, e cila u rizgjodh në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 30 qershor në zonën e saj elektorale Hennes-Beaumont në Francën veriore, do të dalë gjithashtu në gjyq së bashku me 24 persona të tjerë dhe partinë e saj (RN), nga 30 shtatori për përvetësim të fondeve europiane, lidhur me tarifat e asistentëve të eurodeputetëve nga viti 2004 deri në vitin 2016.

Kaq shumë çështje së bashku, në një çorbë hetimore dhe gjyqësore, për të realizuar përndjekjen e kreut të partisë, e cila në numër votash është struktura e parë politike në Francë pas votimeve korrikut 2024.

Previous Story

Erdogan: NATO Nuk Duhet të Përfshihet në Konfliktin e Ukrainës

Next Story

Amerika "Shuplakë" Turqisë

Latest from Info