E Megjithatë Trump Kishte të Drejtë (video)!

/

Qytete të tëra të SHBA-së po shkretohen nga qentë, macet, rosat, etj.

Gabimi i Trump për debatin, ishte pranimi i moderatorëve “të kurdisur” nga ABC, që mbështen nga demokratët dhe moderatori që është “mik” i Kamala Harris, nuk duhet të ishin moderatorë.

E megjithatë, Trump kishte të drejtë kur u ankua gjatë debatit me Kamala Harris, se emigrantët e paligjshëm po mbledhin rosat nga pellgjet në parqe për t’i ngrënë (konkretisht në Springfield).

Dhe jo vetëm në Springfield, Ohio, por edhe në qytete të tjera të SHBA-ve (ka një video të veçantë në Howard Beach, New York, ku një emigrant ilegal ka kapur një pulëbardhë) që janë zbrazur nga qentë, macet, rosat etj.

Gabimi i Trump ishte se ai pranoi moderatorë nga ABC, ndaj dhe kur Trump foli për rastin e kafshëve, për reagim kundërshtues, ata bënë vallaha verifikim arbitrar dhe të njëanshëm të fakteve, vetëm për atë që tha ish presidenti amerikan, duke e çarmatosur Kamalan. (Për informacion: koordinatorja Lindsay Davis dhe moderatori tjetër, të dy, i përkisnin të njëjtës vëllazëri famëkeqe “Alpha Kappa Alpha”, në Universitetin e Virxhinias. Sigurisht që ata nuk kanë studiuar në të njëjtat vite, por kjo nuk ka rëndësi pasi vëllazëritë në SHBA luajnë një rol parësor në zhvillimin e anëtarëve të tyre dhe të gjithë konsiderohen “vëllezër dhe motra” përjetë, çfarëdo klase që i përkasin. Lidhja e tyre është e përjetshme. Çdo anëtar do t’i ofrojë ndihmë një anëtari tjetër aty ku është e nevojshme.)

Trump mendoi se kishte të drejtë dhe do të fitonte lehtësisht, por sistemi nuk funksionon kështu, ai gjeti dy moderatorë që mohonin me truke të vërtetën.

ABC kishte gati “pyetjet” për të mbrojtur Kamala Harris, në një debat të organizuar nga George Stephanopoulos, konsulenti i famshëm demokrat!

Sa i përket verifikimit të fakteve, ai është bërë pa prova reale, vetëm me konstatime arbitrare dhe gjithmonë kundër Trump.

Moderatorët nuk e “shqetësuan” asnjëherë gjatë debatit Kamalan. Një grua që në katër vitet e administratës së Bidenit pothuajse nuk u shfaq fare!

***

Per ankesën e Trump lidhur me kafshët shtëpiake, përveç faktit që ka me mijëra dëshmi nga e gjithë Amerika që e vërtetojnë, le të shkoje dikush edhe në qytete të Europës dhe të kërkojëe për qen endacakë. Kanë filluar të rrallohen, zhduken. Pse?

Nuk ekzistojnë shumë qenë endacakë dhe as Bashkia dhe as organizata për mbrojtjen e kafshëve nuk i kanë mbledhur (fakte në Milano, Athinë, Madrid, Leeds dhe ngado).

Sa për macet, edhe ato janë një specie në mungesë në disa qytete të Europës dhe Amerikës ku ka dyndje migratore.

Duhet të kuptohet gjithashtu se shumë nga të huajt që vijnë në vendet perëndimore vijnë nga vende ku kafshët shtëpiake perëndimore konsiderohen ushqim, edhe pse për ne është fakt rrëqethës.

Tipike është videoja e një amerikaneje, vajza e një emigranti nga Haiti, e cila pranon se vërtet në vendin e origjinës së babait të saj banorët hanë qen dhe mace.

Tingëllon e tmerrshme por duhet kuptuar se nuk janë thjesht të uritur dhe hanë gjithçka, e kanë në traditën e tyre të hanë edhe kafshë shtëpiake.

Çështja nuk është se çfarë hanë, çështja është që nuk duhet të jenë mes nesh, por në vendin e tyre.

Dhe pikërisht këtë donte të prekte Donald Trump për rastin amerikan, donte pra të vinte në dukje problemin që është makabër si akt për ne, që vërteton se jemi dy kultura të ndryshme që nuk mund të bashkëjetojmë.

Imagjinoni traumën që do të kaloni, nëse dini se vjen dikush, ju rrëmbën qenin, macen dhe e ha!

Previous Story

Politika e AfD-së për Mbylljen Totale të Kufijve u Miratuar nga Kristiandemokratët!

Next Story

Ekspozimi i Rrjetit Saudit pas 11 Shtatorit 2011 - Çfarë Zbulon Agjenti i FBI-së?

Latest from Info