Përshkallëzimi i Krizës Mes Izraelit & Iranit Sjell Rritje të Çmimit të Naftës

/

Çmimi i WTI amerikan u rrit me 5.35% në 71.93 dollarë për fuçi.

Një rritje vertikale prej më shumë se 5% është shënuar në çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare të mallrave, pasi filloi sulmi iranian kundër Izraelit me dhjetëra raketa balistike.

Konkretisht, çmimi i WTI amerikan kërcen me 5.35% në 71.93 dollarë për fuçi. Përkatësisht, çmimi i kontratave Brent të dhjetorit u rrit me 4.99% në 75.32 dollarë për fuçi.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Mbrojtjes kishin paralajmëruar më herët se SHBA “ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm të menjëhershëm me raketa balistike ndaj Izraelit”.

“Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet e mbrojtjes për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të kishte pasoja të rënda për Iranin”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për NBC.

Në të vërtetë, pak para orës 20:00, sirenat paralajmëruese ranë në një pjesë të madhe të Izraelit, pasi sulmi iranian filloi me një breshëri raketash. Me shumë mundësi, sipas raportimeve, kjo është vala e parë e sulmit të planifikuar nga Teherani.

Pas kësaj përplasjeje pritet të kemi rritje drastike të çmimit të naftës kudo në botë dhe kryesiht në Europë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Irani Sulmoi Izraelin - Forcat e Armatosura të Izraelit Thirrje Popullit: “Shkoni në Strehime”! (video)

Next Story

Akt Terrorist në Tel Aviv - Të Vdekur & Të Plagosur - Video Live

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,