SHBA: Demokratët Shpenzuan Gjysmë Miliardë për 5 Vende në Senat & i Humbën të Gjitha!

/

Demokratët shpenzuan afërsisht 500 milionë dollarë në 5 gara në Senat, të cilat i humbën të gjitha.

Daily Caller mori dosjet e fushatës që tregojnë se një total prej 495 milionë dollarësh u shpenzuan në garat e Senatit në Teksas, Montana, Ohio, Florida dhe Misuri.

Më e shtrenjta nga këto gara ishte Ohio. Afro 200 milionë dollarë u shpenzuan në fushatën e senatorit në detyrë Sherrod Brown, i cili u mund nga kandidati i Trump, Bernie Moreno, me rreth 4% më shumtë.

Gati 160 milionë dollarë u shpenzuan në Montana, ku demokrati aktual John Tester u rrëzua nga republikani Tim Sheehy. Tester humbi me 8%.

Dhe 92 milionë dollarë u shpenzuan duke u përpjekur për të hequr qafe Ted Cruz në Teksas. Megjithë mbështetjen e Liz Cheney, fushata e Colin Allred dështoi me 8%.

Problemet me paratë e demokratëve nuk mbarojnë këtu. Fushata e Harris mblodhi një miliardë dollarë, rekord financimesh, por megjithatë arriti të përfundojë në 20 milionë dollarë borxh.

Të shtunën, Donald Trump përdori platformën e tij të mediave sociale Truth Social për të ofruar ndihmën e fushatës për të përmbushur detyrimet e saj financiare.

“Jam shumë i befasuar që demokratët, të cilët zhvilluan një luftë të fortë dhe të guximshme në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020, duke mbledhur një shumë rekord parash, nuk patën shumë dollarë të mbetura”, postoi Trump.

Ndër shpenzimet marramendëse të bëra nga fushata e Harris, ishin 100,000 dollarë të shpenzuara për krijimin e një studioje të përsosur, për intervistën e podkastit “Call Her Daddy” të zëvendës Presidentes.

Të majtët e Amerikës shpenzojnë miliarda për një fushatë, ndërkohë që mund tua jepnin të varfërve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tom Homan do të Ketë Rolin Kritik në Administratën Trump, për Deportimin e Miliona Emigrantëve Ilegalë!

Next Story

JD Vance Paralajmëron BE-në: "Ndaloni Çensurimin e Qytetarëve ose Nuk do të Paguajmë për NATO-n"!

Latest from Info