Lojëra të rrezikshme nga “Deep State” i Uashingtonit që synojnë inaugurimin e Trump.
Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re, me pasoja të panjohura për paqen botërore, pasi NYT raporton se Biden i dha Zelenskit lejen për të goditur Rusinë me armë strategjike amerikane, më pak se dy muaj përpara inaugurimit të presidentit Trump.
Mesa duket vendimi i Biden synon të minojë përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke futur në mënyrë efektive në luftë presidentin e zgjedhur, në mënyrë që ai të mos ketë hapësirë për manovrim. Edhe më keq, rusët kanë paralajmëruar se nëse ndodh diçka e tillë, ata do të përgjigjen me armë bërthamore.
Ajo që kanë në mendje demokratët dhe Deep State i Uashingtonit mund të hamendojmë se është ndalimi i Donald Trump për t’u betuar.
E gjithë kjo ndërkohë që Joe Biden po luante “teatër” para kamerave në takimin e tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke i bërë thirrje presidentit të zgjedhur për një “tranzicion të qetë të pushtetit”.
Një tranzicion i qetë të cilin, siç tregojnë gjërat, ata nuk e duan vërtet, ose për të qenë të saktë, nuk e duan fare.