FMN: “Nevojiten ‘Lockdown’ & Kufizime më të Ashpra se COVID, për të Shmangur Një Katastrofë Klimatike”!

/

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pretendon se e vetmja mënyrë për të parandaluar një “katastrofë klimatike” është që qeveritë e botës të vendosin lockdown / bllokime dhe kufizime të tjera ndaj njerëzimit, të ngjashme me ato të vendosura gjatë pandemisë (së rreme) COVID-19.

Këto masa të rrënimit të ekonomisë do të jenë identike me masat e Covid-it dhe do të rezultojnë në mungesë energjie dhe ushqimi, humbje të vendeve të punës dhe kolaps total të qytetërimit perëndimor, por ato janë të nevojshme për të ndaluar mashtrimin tjetër të madh të quajtur “ndryshimi i klimës”.

Ajo që ndodhi gjatë COVID ishte vetëm një periudhë prove për “lockdown klimatik” shumë më të ashpër që vjen. Urdhrat e programuara që shqetësojnë njerëzit e zakonshëm, por jo elitën që merr këto vendime, na thuhet se janë të nevojshme për të mbajtur temperaturat e planetit të qëndrueshme.

Kujtoni fjalët e Yuval Noah Harari: “Toleranca botërore ndaj masave Covid, na bën të hapur ndaj ideve ekstreme për trajtimin e ndryshimeve klimatike”.

Kujtoni edhe atë që kishte thënë vajza e kriminelit të luftës John Kerry në Forumin Ekonomik Botëror se, pas Covid-it njerëzit do të jenë gati të pranojnë masa më të ashpra ndaj ndryshimeve klimatike.

Pra, a na konsiderojnë kaq të manipulueshëm dhe kaq budallenj sa të na r thonë të vërtetën haptazi?

Bota duhet të zgjohet më në fund dhe të mos u besojë partive dhe mediave kryesore, gjithçka që bëjnë dhe thonë është për të manipuluar dhe gënjyer audiencën.

“Në një ‘lockdown klimatik’, qeveritë do të kufizojnë përdorimin e automjeteve private, do të ndalojnë konsumin e mishit të kuq dhe do të vendosin masa ekstreme të ruajtjes së energjisë, ndërsa kompanitë e karburanteve fosile do të duhet të ndalojnë shpimin”, shpjegoi Mariana Mazzucato, presidente e Bordit Financiar të OBSH-së.

“Për të shmangur një skenar të tillë, duhet të rishikojmë strukturat tona ekonomike dhe ta bëjmë kapitalizmin të ndryshëm. Shumë besojnë se kriza klimatike është e ndarë nga krizat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Por të tria krizat dhe zgjidhjet e tyre, janë të ndërlidhura”, tha ajo.

Një normalitet i ri i përhershëm

Kur bashkëbiseduesit në FMN dhe WEF filluan të flasin në këtë mënyrë në kulmin e COVID-it, publiku i gjerë filloi të shqetësohej se urdhrat e bllokimit dhe maskave për COVID-in do të shtriheshin përtej “pandemisë” në jetën e përditshme dhe do të ishin pjesë e një “normaliteti të ti”.

FMN-ja në një mesazh të fundit lëshoi ​​një “thirrje për veprim global për klimën” që shkon shumë përtej edhe masave më të këqija të “pandemisë”.

Ja video propagandistike e publikuar nga FMN në fillim të këtij muaji:

Bota duhet të dijë se nuk ka asnjë provë të një lidhjeje shkakësore midis emetimeve të karbonit dhe ngrohjes globale, siç shpjegojnë të gjitha raportet. “Në fakt, nuk ka asnjë provë që aktiviteti njerëzor të ketë efekt ngrohjeje në klimë.”

“Arsyeja e vërtetë për kontrollet e klimës dhe taksat e karbonit ka të bëjë shumë më tepër me rishpërndarjen e pasurisë nga vendet e zhvilluara në ato në zhvillim. Axhenda është të përqendrohet kontrolli i pasurisë kombëtare, si dhe i lirive individuale dhe pronës private. Dhe FMN-ja, natyrisht, është një nga institucionet në krye të kësaj perandorie të menaxhimit të pasurisë.”

Axhenda e tiranisë klimatike fokusohet vetëm në vendet perëndimore, për të qenë e qartë. Vendet lindore do të përjashtohen, sepse ajo për të cilën bëhet fjalë është shkatërrimi i qytetërimit perëndimor dhe zëvendësimi i tij me diçka shumë më të keqe.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Anije Ruse Lëshoi të Shtëna Paralajmëruese për Një Helikopter Gjerman mbi Detin Balltik

Next Story

Çfarë i Ndodhi Ushtarit Gjerman që Qëlloi me Plumb Ikonën e Shenjtores Varvara, në Kohën e L2B?

Latest from Info