Një Anije Ruse Lëshoi të Shtëna Paralajmëruese për Një Helikopter Gjerman mbi Detin Balltik

/

Ekuipazhi i një anijeje ruse përdori municione me sinjal emergjent kundër një helikopteri ushtarak gjerman në Detin Baltik, raportoi pak kohë më parë agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar një konferencë të Ministres së Jashtme Analena Burbock në kuadër të një takimi të NATO-s në Bruksel.

Sipas dpa, helikopteri do të kryente, në emër të NATO-s, një proçedurë zbulimi në zonë, në të cilën, siç tha zonja Burbok më herët, ka gjithmonë anije të përfshira në përpjekje për të shmangur sanksionet kundër Rusisë.

Ministrja theksoi gjithashtu se duhet të intensifikohet ruajtja e tubacioneve dhe kabllove të vendosura në Balltik, për shkak të rritjes së sulmeve hibride nga Rusia dhe mbështetësit e saj. “Mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes patrullimeve duhet të zgjerohet”, tha ajo.

Mirëpo, i pyetur për këtë, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes ka deklaruar pak më parë se nuk është në gjendje të konfirmojë ngjarjen.

Municionet sinjalizuese përdoren për të shtëna paralajmëruese dhe jo për sulm, por ky lloj incidenti është një shenjë sesa afër janë përballur NATO dhe Rusia drejtpërsëdrejti mbi Detin Balltik. Dhe nuk janë të paktë analistët e luftës dhe gjeopolitikës që mendojnë se përballja e parë reale mes NATOs dhe Rusisë do të ndodhë në Detin Balltik.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kërcënimi i Fundit i Kissinger që Ekspozon Lojën Distopike të Globalistëve: "Bioinxhinier për të Bashkëjetuar me Inteligjencën Artificiale, ose Vdekje"!

Next Story

FMN: "Nevojiten 'Lockdown' & Kufizime më të Ashpra se COVID, për të Shmangur Një Katastrofë Klimatike"!

Latest from Info