Të Papërgatiturit e Informuar

/

Fronti i tretë i hapur nga Uashingtoni kundër Rusisë ishte një sukses i menjëhershëm, minimalisht në dukje.

Është kjo një paaftësi e presidentit Putin që i kushtoi atij humbjen e Sirisë, apo është një taktikë e radhës?Por duhet të themi se me Marrëveshjen e Astanës, Putini duket se përsëriti gabimin që bëri me Marrëveshjen e Minskut, duke lejuar Uashingtonin të mbajë baza të paligjshme ushtarake në Siri, të vjedhë naftën e Sirisë dhe ta derdhë atë në Izrael nëpërmjet Turqisë, për të nxitur shkatërrimin e Palestinës nga Izraeli.

Rezultati duket si një disfatë strategjike e Rusisë, që mbrojti për 9 vite Sirinë, por që e lëshoi në pak ditë. Pse?

Tani vetëm Irani dhe Arabia Saudite qëndrojnë midis Izraelit dhe qëllimit të tij për Izraelin e Madh. Sauditët, duke parë pakujdesinë dhe paaftësinë e Rusisë dhe Iranit për të vepruar, janë të motivuar të rivendosin petrodollarin në këmbim të mbrojtjes amerikane. Irani dhe Hezbollahu, pasi kanë shpërdoruar iniciativën strategjike, do të jenë ata që do të bien.

Të emëruarit ushtarakë dhe ata të politikës së jashtme të Trump janë të gjithë anti-iranianë dhe do ta përshtatin lehtësisht axhendën e Izraelit, pasi ajo i shërben gjithashtu qëllimit të Uashingtonit për të kontrolluar rrjedhat e naftës dhe rrugët ujore.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka tradhtuar muslimanët dhe Rusinë duke u bërë aleat me Uashingtonin dhe Izraelin, për të përmbysur Sirinë, një vend që ka të ngjarë të zhduket, me pjesë të tij që do të shkojnë në Izrael dhe Turqi, teksa nafta do të shkojë në SHBA. Netaniahu tashmë ka kapur zonën tampon në Lartësitë Golan të Sirisë, duke deklaruar nevojën për të mbrojtur Izraelin nga kërcënimet.

Ndërsa Media “prostitutë” perëndimore, shpërndan narrativën e kërkuar nga kupola, për të kontrolluar çdo fjalë a frazë. Forcat arabe, mercenarët amerikanë, cilësohen si “opozita siriane” dhe konflikti, i cili përfundoi me largimin e Assadit, thuhet se është “një luftë civile” si rezultat i papërkulshmërisë dhe keqmenaxhimit të tij. Me fjalë të tjera, Media nuk gjen asnjë gjurmë gishtash të SHBA/CIA-s në përmbysjen e Sirisë.

Ndërkohë shmangia e Putin për të pranuar humbjen është e rëndësishme për mediat ruse, të cilat lënë të nënkuptohet për një tjetër strategji të tij, ende të panjohur.

Mesa kuptojmë nga lëvizjet e Rzsisë në Siri dhe në Lindjen e Mesme, është e qartë se rusët nuk duan luftë, edhe pse vazhdojnë të karakterizohen si luftënxitës, ndërkohë që e afrojnë luftën mes mosveprimit të tyre, të paktën nga ngjarjet në Siri.

Largimi për momentin i Rusisë nga Siria, do të thotë se sulmi nga Uashingtoni dhe Izraeli ndaj Sirisë dhe Iranit do të vazhdojë, duke maksimizuar kështu mundësinë që Putini të dorëzohet ose t’i drejtohet luftës bërthamore.

Ndonjëherë pyes veten se në çfarë bote veprojnë rusët?

Sa më sipër janë planet e Amerikës leftiste.

Paralelisht me to ka edhe plane të heshtura ruse dhe aleatëve.

Mos ndoshta Rusisë i intereson që këtë luftë në Lindje ta bëjë Izraeli dhe Uashingtoni? Pa më të voglin dyshim! Dhe kjo duket të jetë një luftë e Izraelit kundër islamit, me qëllim fundor Iranin dhe Turqinë.

Ardhja e Trump do të përforëcojë agresivitetin hebre në Rajon dhe dy shtete që do të jenë realisht në mëshirën e fatit do të jetë Palestina dhe Turqia.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shkup: Ahmeti Kërcënon "Harroje Paqen Nëse Gjykata Kushtetuese Ndryshon Dygjuhësinë"!

Next Story

Vendimi i Gabuar që Rrëzoi Perandorinë Kodak – Kishin Ar në Duar & e Flakën!

Latest from Info