Zelenski Sulmon Publikisht Kryebashkiakun e Kievit

/

Përballje e rrallë publike, teksa Zelenski sulmon kryebashkiakun e Kievit për vendstrehimet e emergjencës.

“Ai bëri një punë të dobët për ngritjen e vendstrehimeve të emergjencës”, deklaron Zelenski.

Në një grindje të rrallë publike me liderët e Ukrainës, Presidenti Volodimir Zelenski kritikoi të premten kryebashkiakun e Kievit për atë që ai tha se ishte një punë e dobët për ngritjen e vendstrehimeve të emergjencës, për të ndihmuar ata që mbetën pa energji dhe ngrohje pas sulmeve ruse.

Në vazhdën e sulmeve shkatërruese me raketa ruse në infrastrukturën energjetike, Ukraina ka ngritur mijëra vendstrehime ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe lidhje telefonike.

Në një fjalim në mbrëmje, Zelenski tha se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe zyrtarët e tij nuk po bënin mjaftueshëm për të ndihmuar popullin.

“Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë” tha ai, duke thënë se niveli i shërbimeve të disponueshme në shumë vendstrehim të tilla në Kiev nuk është mjaft i mirë.

“Ju lutemi kushtoni vëmendje, populli i Kievit ka nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre janë pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Presim punë cilësore nga zyra e kryetarit”, theksoi ai.

Zelenski gjithashtu kritikoi ata që ai tha se gënjejnë në raportet e tyre zyrtare, por nuk dha detaje. Më shumë se 4.000 vendstrehime të tilla janë krijuar deri më tani.

Vërejtjet ishin të pazakonta duke pasur parasysh se Zelenski është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës dhe zakonisht u jep kredi politike dhe administrative zyrtarëve të tij.

Klitschko, një ish boksier profesionist, 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga zyra e tij, sipas Reuters.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ferdinand de Saussure

Next Story

SHBA: Të Vaksinuarit Përbëjnë Shumicën e Vdekjeve nga Covid

Latest from Info