Një traditë më e re nga sa e imagjinojmë!
Nëse ka një traditë që simbolizon stinën, ajo është numërimi së prapthi deri në mesnatë dhe fillimi i vitit të ri.
Numërimet së prapthi zhvillohen në televizion, në bare dhe në ambiente private, me argëtuesit që numërojnë së prapthi nga 10-ta deri sa viti i kaluar mbetet pas tyre. Por pse po numërojmë së prapthi për vitin e ri?
Sipas historianit të matjes së kohës Alexis McCrossen, përgjigjja më e mundshme është për shkak të një transmetuesi radiofonik të quajtur Benjamin Franklin Grauer, i njohur më mirë si Ben Grauer. Në vitin 1957, Grauer u instalua në postin e tij radiofonik me pamje nga Times Square në New York. Në një përpjekje të dukshme për të pikturuar një pamje vizuale për dëgjuesit e tij në NBC, ai ofroi një lojë “play-by-play” me “një top që binte”.
“5-4-3-2-1” tha ai. Topi filloi të bjerë shoqëruar me numërimin e tij së prapthi.
Por Grauer ishte i vetëm në numërimin e tij. Asnjë nga të mbledhurit në Times Square nuk e shoqëroi në numërim, sepse askush nuk po e dëgjonte në radio, por edhe sepse një numërim së prapthi i përbashkët nuk ishte ende në stil, apo zakon.
Grauer përfundimisht i zhvendosi transmetimet e tij në televizion, ku me topin që hidhte numëronte së prapthi. Shfaqjet e tjera televizive filluan të ndiqnin shembullin e tij, duke përfshirë edhe shfaqjen kryesore të Dick Clark të Vitit të Ri, Rockin’ Eve.
Në këtë kohë, numërimet së prapthi nuk ishin më të panjohura për audiencën televizive.
Sipas McCrossen, turma e numërimit së prapthi të Vitit të Ri nuk u bë deri në vitin 1978, kur një grumbullim tjetër në Times Square bëri që njerëzit të numëronin së prapthi për të mirëpritur vitin 1979. Nga fundi i viteve 1980, orët e numërimit së prapthi dhe programet televizive të Vitit të Ri e miratuan këtë lloj numërimi si pjesën tradicionale, ndarëse dhe bashkuese të viteve.
Numërimi së prapthi, natyrisht, vazhdon për breza, duke shënuar kohën e përfundimit dhe fillimit për gjithçka, që nga shpërthimet bërthamore deri te fillimi i një transmetimi. Por askund nuk do të gjeni më shumë grupe njerëzish që numërojnë së bashku, sesa natën e fundvitit.