Rryma që ka krijuar Musk në Greqi është e fuqishme dhe ndërhyrja e tij e tretë helmuese nuk vonoi.
Mitsotakis po mbushet me djersë të ftohta pas dy ndërhyrjeve titanike në favor të Greqisë, që Elon Musk bëri për Greqinë fhe grekët.
Nëse merret parasysh se qeveria nuk ka asnjë rrugë për të penetruar në administratën Trump, pavarësisht sesa shumë drejtuesit e saj janë përpjekur, neodemokratët e kuptojnë se kryeministri literalisht gjendet me shpatulla pas muri.
Këtë herë mund të mos ishte një ndërhyrje për Greqinë nga miliarderi Donald Trump, por raporti tregon se deklarata e tij e tretë ishte kundër qeverisë së Demokracisë së Re dhe në favor të patriotizmit në Greqi.
Dhe do të jetë gjithashtu edhe më helmues, për Kyriakos Mitsotakis.
Eurodeputeti i partisë #Zgjidhje Helenike” Emmanuil Frangos, në një deklaratë mbi demografinë, bëri referenca të qarta për identifikimin e pikëpamjeve të tij me ato të Elon Musk.
Pra, sipas informacioneve po afron koha për instalimin e një qeverie të re.
Elon Musk duket se do ta mposhtë pallatin kryeministror në Athinë.
Gjithçka mbetet të konfirmohet në javët në vijim.
Duke i bërë jehonë shifrave demografike në rënie, Elon Musk e ka quajtur kolapsin e popullsisë një kërcënim më të madh se ndryshimi i klimës.
Pa veprim të menjëhershëm, Europa përballet me zhdukjen përmes zëvendësimit të popullsisë.
— Elon Musk (@elonmusk) January 24, 2025
Dronët Bajraktar
Le të theksojmë gjithashtu edhe një çështje tjetër këtu, atë se Musk-ut po i bëhet thirrje që të eliminojë dronët turq nga tregu global.
Kompanitë amerikane të mbrojtjes “dëshirojnë të shohin Musk-un të orientojë DOGE kundër dronit Bayraktar”.
Atij i është kërkuar nga një kontraktor i mbrojtjes amerikane që të ndihmojë në eliminimin e avantazheve konkurruese që kanë prodhuesit turq, izraelitë dhe kinezë të dronëve, në shitjet globale.
Turqia dominon 65% të tregut global të eksportit të dronëve, sipas një Think Tank-u me qendër në SHBA, Qendra për një Siguri të Re Amerikane. Dhe padyshim që Elon Musk do të përpiqet ta ndalojë këtë dinamikë.
Pak a shumë na lihet të kuptojmë se administrata Trump do të imponojnë largimin e Mitsotakis në Greqi dhe më pas do të kenë terrenin e lirë për të ndërhyrë në Turqi.