BSW u ankua për vështirësitë që hasën disa votues me votimin me postë.
Kryetarja e partisë së Aleancës Sarah Wagenknecht (BSW) njoftoi të hënën në mëngjes synimin e saj për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani. Partia e saj u la jashtë Bundestagut me më pak se 13,000 vota.
Duke folur për gazetarët, Sarah Wagenknecht shprehu ankesa për vështirësitë që hasën disa votues me votimin me postë, veçanërisht zgjedhësit jashtë vendit.
Në këtë kuadër ajo tha se do të sfidonte si rezultatin, ashtu edhe procesin zgjedhor, pasi me 4.97% që grumbulloi nuk e kaloi pragun prej 5% për hyrjen në Parlamentin gjerman.
Ajo gjithashtu pohoi, pa dhënë prova, se kompanitë e sondazheve po paraqisnin qëllimisht të dhëna që tregonin se partia e saj do të kishte vështirësi të hynte në parlamentin gjerman, në mënyrë që të pengonte votuesit të votonin për të.
Megjithatë, duke kërkuar elemente pozitive në rezultatin zgjedhor të së dielës, zonja Wagenknecht vuri në dukje se numri i votuesve që mbështetën partinë e saj ishte më i madh se ai i zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

