Trump: “Me Rusinë po Vijnë Marrëveshje të Mëdha – Duam që Paratë Tona të Kthehen nga Ukraina Përmes Mineraleve të Saj”!

/

“Bisedimet po shkojnë shumë mirë”, theksoi presidenti amerikan.

Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi të hënën pasdite (24 shkurt) se ai është në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se ato “po shkojnë shumë mirë”, por “ka marrëveshje të mëdha të zhvillimit ekonomik që vijnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”.

Në lidhje me Ukrainën, ai tha se “unë jam duke pritur që Zelenski të nënshkruajë për mineralet e Ukrainës që të mund të na kthejë paratë tona”!

Putin u përgjigj menjëherë, duke thënë se “ne presim të punojmë ngushtë me SHBA-të në sektorin e mineraleve rë rralla”!

Në një postim pak para takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump i referohet videokonferencës së liderëve të G7-ës që u zhvillua më herët të hënën.

Në postimin e tij presidenti amerikan shkruan se “sot presidenti francez Emmanuel Macron u takua me mua në Zyrën Ovale për të folur në Samitin e G7. Takimi u thirr nga kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti aktual i G7, për të realizuar ceremoni për përvjetorin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të kisha qenë president”.

Ai shtoi se “të gjithë shprehën qëllimin e tyre për të parë përfundimin e luftës dhe unë theksova rëndësinë e Marrëveshjes Kritike të Mineraleve midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, e cila shpresojmë se do të nënshkruhet shumë shpejt!

Kjo marrëveshje, e cila është një Partneritet Ekonomik, do të sigurojë që populli amerikan të rikuperojë dhjetëra miliarda dollarë dhe pajisjet ushtarake të dërguara në Ukrainë, duke ndihmuar gjithashtu ekonominë e Ukrainës të rritet ndërsa t’i japë fund gjithashtu kësaj lufte barbare dhe të egër.

Në të njëjtën kohë, jam në diskutime serioze me presidentin rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës, por edhe për transaksionet e mëdha të zhvillimit ekonomik që do të ndodhin midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Bisedimet po shkojnë shumë mirë!”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Votuan në Favor të Rusisë & Hodhën Poshtë Dënimin e Saj nga OKB për Luftën në Ukrainë!

Next Story

Vetëm "Kolonia" Ukrainë ia Doli, të Bëjë Bashkë SHBA-të & Rusinë - Ndërsa BE-ja Shikon Paqen më të Rrezikshme se Lufta

Latest from Info