Stallone: “Po largohem nga New York-u dhe nuk do të kthehem më kurrë!”
“Do ta shkatërrojnë qytetin më të mirë në botë dhe unë nuk dua ta shoh këtë”, tha Sylvester Stallone duke njoftuar se po largohet nga New York-u dhe se nuk do të kthehet më kurrë, pas zgjedhjes së myslimanit Zohran Mamdani, për kryetar bashkie.
“Ishte shtëpia ime për dyzet vite. Nuk kishte vend më të mirë në botë. Por tani gjithçka është ndryshe.”
Sipas Stallone, ndryshimet në qytet janë të papranueshme për të: “E kuptoj që njerëzit duan gjithçka falas, por kjo do ta shkatërrojë qytetin më të mirë në botë dhe unë nuk dua ta shoh këtë.”

Vërehet se kryebashkiaku i ri mysliman i New York-ut, Mamdani, ka mbështetur pozicionime të majta, deri dhe të hapura komuniste, siç është ndërhyrja e qeverisë në sistemet e tregut të lirë.
Programi i Zohran Mamdanit përfshin gjithashtu politika të tilla si ngrirja e qirave, udhëtim falas me autobus dhe investime në transportin publik, rritje të pagës minimale në 30 dollarë/orë deri në vitin 2030, taksimi i të pasurve dhe krijimi i dyqaneve ushqimore komunitare.
Ky është një program tipik komunist, ambicioz që kryebashkiaku i ri dëshiron ta zbatojë në djepin e kapitalizmit, përkatësisht në New York.
Stallone nuk është i vetmi person i pasur që dëshiron të largohet nga New York.
Miliarderi greko-amerikan John Catsimatidis komentoi fitoren e Zohrab Mamdanit: “Nuk më interesojnë fare dyqanet ushqimore!” tha manjati në një intervistë të shkurtër telefonike të mërkurën, duke shprehur zhgënjimin e tij me planet e Mamdanit për qytetin e New York-ut.
Themeluesi miliarder i Red Apple Group shprehu gjithashtu shqetësim për “degradimin e cilësisë së jetës“.
“New York-u nuk mund të përballojë humbjen e më shumë banorëve”, tha ai.
Theksoi gjithashtu se është më i shqetësuar për mundësinë që kryetari i ri i bashkisë të zvogëlojë forcën policore dhe për pështjen lidhur me emërimet në pozicionet gjyqësore.
Siç shpjegon New York Post, kryetari i bashkisë ka fuqinë të emërojë qindra gjyqtarë në gjykatat familjare, penale dhe civile, si dhe në gjykatat administrative dhe të strehimit. Ai gjithashtu merr përgjegjësinë për plotësimin e qindra pozicioneve të tjera.

