Feja e Globalistëve

/

Për të kuptuar globalistët duhet të kuptojmë fenë e tyre psiko-patetike / psikopate.

Në fund të viteve 1800 dhe në fillim të viteve 1900, bota perëndimore përjetoi një shpërthim të papritur të okultizmit të hapur midis elitave të pasura. Ngritja e “Teozofisë” ishte duke u bërë një lloj modë që përfundimisht do të hidhte bazat për atë që më vonë do të quhej spiritualizëm, “epoka e re”. Drejtuesi kryesor i lëvizjes Teozofike ishte një grup i vogël akademikësh të panjohur, të udhëhequr pjesërisht nga një grua e quajtur H.P. Blavatsky. Grupi ishte i fiksuar pas besimit ezoterik, gnosticizmit dhe madje edhe satanizmit.

Blavatsky bashkëthemeloi Shoqërinë Teozofike në Nju Jork në 1875, duke pretenduar se kishte një lidhje psiqike me qëniet e quajtura “Mahatmas” ose “mësuesit”. Këto krijesa, pretendonte ajo, e ndihmuan të shkruante librat themelorë të Teozofisë, duke përfshirë “Mësimi Mistik”.

Përmendim Teozofinë dhe Blavatsky së bashku, pasi lëvizja që ajo inicioi dhe ndihmoi, në fillimin ishte kryesisht elitiste.

Përhapja e okultizmit në fillim të viteve 1900 synonte në mënyrë specifike klasat e larta dhe kjo rezultoi në përfshirjen e shumë liderëve politikë dhe figurave ekonomike në organizata të errëta, me komanda sekrete. Grupe të tilla kanë ekzistuar në të kaluarën, që nga rozikrucianët dhe masonët dhe deri tek alkimistët e mesjetës, që fshehën besimet e tyre okulte në tekste të koduara. Megjithatë, kurrë më parë përpjekjet e tyre nuk ishin bërë kaq publike.

Për kredinë e tyre, teozofistët e hershëm ishin kryesisht apolitikë (të paktën së jashtmi, në dukje) dhe kundërshtonin ndërhyrjet politike në jetën e njerëzve. Megjithatë, dyshojmë që kjo ndodhi për shkak se në atë kohë qeveritë perëndimore vendoseshin rreth dhe mbi vlera të krishtera dhe konservatore. Ndërsa politikanët u ndanë gjithnjë e më shumë nga krishterimi dhe kështu interesi i teozofëve për të kontrolluar qeveritë u rrit dhe lëvizja u bë gjithnjë e më shumë socialiste në praktikë.

Pa ndryshim, këto sisteme shpirtërore rrotulloheshin rreth hyjnive pagane të së kaluarës, shumë prej të cilave kishin origjinë babilonase ose egjiptiane të lashtësisë. Thënë këtë, ka gjithashtu referenca të shumta në Teozofi për një figurë specifike, Luçiferin, i referuar gjithashtu si “bartësi i dritës, engjëlli i dritës, Prometeu (simbolikisht), Dragoi, Ylli i mëngjesit dhe Satani”. Luçiferianët modernë do të mohojnë me vendosmëri se emri “Luçifer” ka ndonjë lidhje me figurën biblike të Satanit, por kjo është një gënjeshtër. Vetë Blavatsky i trajton dy figurat si sinonime në botimi i saj “Mësimi Mistik”. Siç pranon ajo vetë në librin e saj, thotë:

“Dhe tani është vërtetuar se Satani, ose Dragoi i Kuq i Zjarrtë, Zoti i Fosforit dhe Luçiferi, ose Bartësi i Dritës është brenda nesh: ai është mendja jonë…”.

Blavatsky, duke cituar tekste hermetike në “Mësimet Mistike”, përsërit gjithashtu padorën:

“Është Satanai që është perëndia e planetit tonë dhe i vetmi zot…”.

Luçiferistët dhe okultistët do të argumentojnë gjithashtu se Bibla e krishterë e përmend emrin “Luçifer” vetëm një herë dhe se dy figurat nuk kanë lidhje. Kjo është përsëri një gënjeshtër. Bibla në fakt përmend “bartësin e dritës”, “ëngjëllin e dritës” dhe “dragoin” në lidhje me Satanin, në shumë raste dhe të gjithë këta emra përdoren nga elitat për të përshkruar figurën që ata e quajnë Luçifer.

Siç thuhet në letrën e Korintasve 11:14 – “Dhe nuk është çudi, sepse vetë Satanai maskohet si një engjëll drite…”.

Me fjalë të tjera, kur ndonjë grup elitist përmend terma si “bartës i dritës” ose Luçiferi, ata në të vërtetë i referohen Satanit. Nuk është vetëm një çështje diskutimi arketip, por në fakt është pjesë e fesë së tyre. Por në kohët tona moderne, disa njerëz mund të thonë “kush e vret mendjen”. Është e gjitha një kapuç dhe fantazi mitike.

Do të përgjigjeshim me një pyetje: A mendoni se besimet e thella fetare të njerëzve me fuqi ekonomike dhe politike kanë rëndësi në mënyrën sesi marrin vendime? A nuk do të ndihmonin besimet e tyre për të shpjeguar pse bëjnë atë që bëjnë? Nëse doni të dini pse globalistët janë përfshirë në një luftë reale për të influencuar mendjet e masave, nuk mund të anashkaloni motivimet e tyre fetare. Ajo që disave i duket si fantazi është SHUMË reale për globalistët. Për shembull, shumë e dinë se ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka një bibliotekë okulte. Por pak njerëz e dinë se ajo u krijua nga një grup i quajtur “Lucifer Publishing Company” (më vonë u ndryshua në “Lucis Trust”). Trusti Lucis citon vazhdimisht shkrimet e H.P. Blavatsky si një burim frymëzimi për organizatën e tyre. OKB-ja vazhdon të punojë me “Lucis Trust” edhe sot e kësaj dite. Vetë zemra e globalizimit sillet rreth idealeve Luçiferiane.

Nuk ka rëndësi se çfarë mendoni ju. Nuk ka rëndësi nëse i shihni këto koncepte si metaforike, simbolike ose imagjinare. ATA i besojnë ato dhe kështu duhet të eksplorojmë se çfarë kuptim ka ky besim i tyre.

Përpara vitit 1800, okultistët që praktikonin Luçiferizmin do të ishin djegur në turën dru nëse zbuloheshin. Por për të kuptuar pse, duhet të shohim evolucionin e fesë dhe pse ajo në mënyrë të pashmangshme çon në relativizëm moral dhe në vetëshkatërrim shoqëror.

Për teozofistët, Luçiferi/Satani është një lloj figure heroike. Kur ata pretendojnë se Luçiferi “nuk është Satani”, ajo që nënkuptojnë është se, versioni i tyre i Satanit është i ndryshëm nga versioni i dhënë nga Krishtërimi. Me fjalë të tjera, imagjinoni që një grup njerëzish morën një figurë të famshme keqdashëse si Josif Stalin dhe më pas shpikën një histori krejtësisht të ndryshme rreth tij, në të cilën ai shfaqet si një filantrop i keqkuptuar, në vend të një maniaku për gjenocid. Ky është në thelb Luçiferianizëm.

Në revistën teozofike “Luçifer” botuar në vitet 1880, Blavatsky dhe grupi i saj i kushtuan disa faqe përpjekjes për të ndarë termin Luçifer nga Djalli, duke mbrojtur në të njëjtën kohë mitologjinë e Djallit dhe duke e paraqitur atë si një personazh të shpikur nga kultura kristiane.

Në versionin e tyre të historisë së Zanafillës, për shembull, gjarpri ishte ai “i miri” që solli frytin e dijes tek Adami dhe Eva. Eva nderohet si një figurë thelbësore në teozofi dhe feminizëm (lëvizje në të cilën teozofistët kontribuan ndjeshëm), sepse pa Evën gjarpri nuk do ta kishte bindur kurrë Adamin të hante frutin.

Fruti si një përfaqësim i dijes (gnosis) është çelësi i Luçiferizmit dhe adhurimit universal. Siç kanë argumentuar shumë ateistë, ata thonë: a nuk është dija një gjë e mirë? Dhe nëse Zoti e ndëshkon njerëzimin për konsumimin e diturisë, a nuk e bën këtë një zuzar? Ky argument injoron pikën kryesore, atë se dituria në vetvete nuk është e mirë apo e keqe, por e keqja lulëzon kur njerëzit fillojnë të adhurojnë diturinë në kurriz të gjithçkaje tjetër. Zbatimi i njohurive pa urtësi dhe disiplinë morale është i rrezikshëm.

Siç pohon me zgjuarsi Dr. Ian Malcolm në filmin Jurassic Park:

“Po, po, por shkencëtarët tuaj ishin aq të preokupuar nëse mundeshin ta bënin apo jo, saqë nuk u ndalën të mendonin nëse duhej bërë.”

Luçiferistët pranojnë hapur se qëllimi i ideologjisë së tyre është ndjekja e dijes derisa njerëzit të bëhen perëndi. Është ky obsesion me hyjninë që çon në të keqen e madhe – është një mashtrim që helmon mendjen dhe inkurajon sjelljen morale, për të mos përmendur etjen e tepruar për pushtet. Konsideroni për një moment aspektin teknologjik. Kini parasysh programet e shumta globale për të zgjeruar dhe shtirë kudo inteligjencën artificiale dhe për të arritur atë që ata e quajnë “superhumanizëm”. Ky është një lloj kulti i dijes që ka pasoja të rënda për të ardhmen e njerëzimit.

Përfshirja e teknologjisë në gjendjen e mbikëqyrjes për të dominuar shoqërinë është mjaft e keqe, por çfarë ndodh kur qëniet njerëzore fillojnë të integrojnë teknologjinë në vetë biologjinë, anatominë e tyre. A do të fshijë kjo përfundimisht çdo dyshim për atë që ne e quajmë “shpirt”? Në fund të fundit, makineritë nuk ndjejnë dhe as nuk reflektojnë për veprimet e tyre. Çfarë do të ndodhë kur njerëzit të mutacionojnë veten për t’u bërë më shumë si makineritë? A do të bëhet trans-humanizmi një lëvizje që do të mbysë çdo dashuri dhe ndjeshmëri, që do të heqë busullën tonë morale dhe do të na shndërrojë në një koshere demonike pa mendim individual?

Globalistët argumentojnë se nuk ka shpirt, asnjë identitet individual dhe asnjë busull morale. Nga këndvështrimi i tyre, nuk ka asnjë rrezik në adoptimin e teknologjisë si një rrugë drejt Perëndisë, sepse asgjë nuk do të humbasë – dhe këtu shohim natyrën e vërtetë të Luçiferizmit në veprim. Një përfaqësim i përsosur i këtij tumori është përfaqësuesi i Forumit Ekonomik Botëror Yavul Harari – një njeri që pa dashje (?) zbulon motivet e tyre të fshehta dhe promovon rregullisht parimet e errëta të Luçiferianizmit.

Për të kuptuar se çfarë është Luciferianizmi, mendoheni atë si anti-Zoti – një luftë kundër natyrës, ose një luftë kundër gjendjes natyrore të njerëzimit të maskuar si “iluminizëm”. Kjo është arsyeja pse globalistët përpiqen të krijojnë pikëpamjen ekstreme të kundërt për çdo prirje natyrore. Nocioni i njeriut si një fletë e bardhë është një tregim i rremë. Por kjo është një filozofi që është mohuar nga studime të pafundme psikologjike dhe studime antropologjike.

Nga Carl Jung, tek Joseph Campbell, tek Steven Pinker dhe në shumë të tjerë, të gjitha provat shkencore tregojnë se qëniet njerëzore kanë cilësi dhe karakteristika psikologjike të lindura. Disa nga këto karakteristika janë unike për individin, disa janë arketipe dhe ekzistojnë ide universale të përbashkëta tek shumica e njerëzve (si ndërgjegjja dhe busulla morale). Nëse nuk do t’i kishim këto cilësi të ndërtuara brenda nesh, njerëzimi do të ishte zhdukur mijëra vjet më parë. Ende nuk e dimë saktësisht se nga vijnë, dimë vetëm se pa to nuk jemi më njerëz.

Megjithatë, ekziston një përqindje e caktuar e njerëzve (1% ose më pak) që në fakt nuk i kanë këto tipare të lindura të karakterit. Këta përgjithësisht njihen si psikopatë dhe sociopatë, dhe sjellja e tyre është shumë e ngjashme me atë të globalistëve. Kemi teorizuar prej kohësh se banda e globalistëve është në fakt një kult i psikopatëve me funksion më të lartë.

Mungesa e ndjeshmërisë dhe vetëdijes së tyre, etja e tyre për hyjninë dhe plotfuqinë, kërkimi i tyre për të arritur mbikëqyrjen totale të popullsisë, për të ditur gjithçka rreth nesh në çdo kohë, për të pasur kontroll absolut mbi mjedisin dhe shoqërinë, imazhi narcisist i një zotërie të adhuruar nga masat dhe iluzioni se ata do të jenë në gjendje të lexojnë mendjet dhe të parashikojnë të ardhmen, këto pra janë fantazi psikopatike dhe ata janë të gatshëm t’i ndjekin këto fantazi me çdo mjet të nevojshëm.

Por edhe psikopatët ndonjëherë kanë nevojë për një kornizë fondamentaliste në mënyrë që të ruajnë organizimin dhe të frymëzojnë besnikërinë brenda një grupi. Ka kuptim të plotë që ata të zgjedhin Luçiferizmin si fenë e tyre.

Filozofia e hedonizmit “bëj çfarë të duash” merr idenë e tyre për lirinë dhe heq çdo përgjegjësi. Është një pikëpamje e degjeneruar e lirisë, më shumë sesa një pikëpamje parimore. Liria, besojnë ata, është vetëm për njerëz si ata – njerëz që janë të gatshëm të përdhosin gjithçka në rrugën e tyre dhe të përmbysin rendin natyror.

Si psikopatë, atyre u mungon përmbajtja natyrale e lindur me njeriun dhe janë më shumë robotikë, sesa njerëz. Pra, nuk është për t’u habitur që njerëz si Harari argumentojnë se nuk ka shpirt, nuk ka liri (për ju) dhe se makineritë janë të afta për të njëjtin kreativitet si dhe njerëzit. Një person bosh, pa shpirt apo kreativitet supozon se të gjithë njerëzit e tjerë janë bosh. Një njeri amoral do të detyrohet gjithashtu të na provojë se të gjithë të tjerët janë po aq të pamoralshëm sa dhe ai. Ose do të detyrohet të na provojë se është më i lartë se të gjithë të tjerët, teksa ka pranuar imoralitetin e tij.

A besojnë vërtet elitat në një “djall” të vërtetë me thundra e brirë dhe një pirun? Nuk e dimë! Megjithatë, ajo që ka rëndësi është forca shtytëse filozofike që qëndron pas adhurimit të tyre. Qëllimi i tyre është të bindin shumicën e popullsisë se nuk ka gjë të tillë, si e mira dhe e keqja pra. Gjithçka është bosh. Gjithçka ka të bëjë me kërkesat e momentit dhe kërkesat e shoqërisë. Sigurisht, ata duan të kontrollojnë shoqërinë, kështu që atëherë gjithçka do të ishte me të vërtetë përpos kërkesave dhe synimeve të TYRE.

Nëse dëshironi të shikoni diçka vërtet demonike, imagjinoni një botë në të cilën e gjithë e vërteta e qënësishme braktiset për hir të perceptimit subjektiv. Një botë që kujdeset për preferencat e psikopatëve pa ndonjë imperativ moral është e destinuar të zhduket. Një botë ku qëllimi gjithmonë justifikon mjetin është e frikshme. Kjo është rruga e Luçiferianëve, këtë formë ka globalizimi. Dhe sado që e mohojnë, realiteti i besimit të tyre është i dukshëm në frytet e punës së tyre. Kudo ku shkojnë, pason shkatërrimi, kaosi dhe vdekja.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Letra e Parë e Apostull Pavlit Drejtuar Timotheut

Next Story

Zelenski Propozoi Bashkëprodhim Armësh me Vendet e Ballkanit (përveç Greqisë)!

Latest from Info