Profeci të Arsenio Boka të Rumanisë.
Jetojmë vite të kohëve eskate… Bukureshti do të shkatërrohet…!
Për periudhën pas revolucionit, tha, “shumë do të braktisin Rumaninë dhe do të emigrojnë në vende të tjera, por pak do të kthehen në atdhe. Ndërkaq, do të vijë koha kur të gjithë do të duan të kthehen, por asnjë nuk do të mundet, pasi Rumania do të përfshihet nga flakët”.
Profecia ka të bëjë me at Arsenio i cili paralajmëroi se, “në një ditë, Rumania do të pushtohet nga tre vende, Hungaria, Bullgaria dhe Rusia. Breshëria e flakëve do të bjerë mbi të, Bukureshti do të zhduket nga faqa e dheut, pasi atje do të lulëzojë mëkati. Bukureshti (kur të rindërtohet) do të bëhet Jeruzalem i Ri”. Nënkuptimi ishte se, “Bukureshti do të shkatërrohet si Jeruzalemi dhe nuk do të mbetet gur mbi gur”, por profeti thotë në vazhdim, për të inkurajuar ata që janë trembur nga profecia se: “Shën Maria e gjunjëzuar do i lutet Perëndisë për të falur Rumanin딓.
At Arseni Boka tha se jetojmë në epokat eskate dhe se kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti, do të shuhet nga faqja e dheut nga flakët.
Menjëherë pas kësaj, pikturoi në kishën e Draganescu, atë që u shfaq në horizontin e New York-ut, me djegien e Qendrës Tregtare, duke profetizuar kështu sulmin terrorist të 11 shtatorit, mes disa profecish të tjera për Amerikën.
“Ejani, kthehuni tek Perëndia, sepse kali i kuq i Lindjes do ju godasë. Por mos vajtoni, sepse edhe shpërtimi vjen prej andej, ndërsa përndjekja do të vijë nga perëndimi i Diellit.”
Edhe për rënien e komunizmit kishte parashikuar ato që do të ndodhnin: “Regjimi i kuq, drapër-çekani, ylli me pesë cepa do të zhduken, por pas tyre, do të vijë ylli me gjashtë cepa dhe do të kemi anarki, dhe do të sjellë trishtim dhe hidhërim tek njerëzit”, pra përmend një autoritet hebre mbi botë, pasi përmend yllin e Davidit, që përdoret si simbol vetëm prej tyre dhe shtetit të Izraelit.
Sprovat dhe shqetësimet e kohëve e kanë edhe ato qëllimin e tyre: na ftojnë të gjendemi pranë Perëndisë, që është edhe mbështetja dhe streha jonë e fundit për prehjen e përjetshme.
Kur njerëzit nuk i përgjigjen ftesë së dashurisë së Perëndisë, përballen më pas me ashpërsinë e drejtësisë së Tij, sepse për vuajtjen e njerëzve të këqinj, lejohen luftërat. Në atë moment jeta e gjithësecilit është në rrezik, edhe për ata që janë në banesat e tyre, edhe për ata që janë në frontin e luftës.
“Korrupsioni dhe imoraliteti do të mbizotërojnë, fatkeqësisht, do të hyjë edhe brenda kishës dhe do të ndyjë edhe disa shpirtëra në kishë. Njerëzit në përgjithësi do të humbasin shpresën. Vetëm ata që mbartin besim të vërtetë do të shpëtohen dhe më pas e madhe do të jetë lavdia e Perëndisë mbi ta….“