Ky Është Plani ‘B’ i Perëndimit në Rast se Ukraina Humbet Luftën!

/

Situata të kujton shumë Ukrainën…

Trupat amerikane janë aktualisht në Moldavi së bashku me rumunët, gjoja për një stërvitje ushtarake të quajtur JCET 2024 (Joint Command Exchange Training). Stërvitja ka nisur më 1 prill dhe do të vazhdojë deri më 19 prill.

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë, “objektivi i stërvitjes është trajnimi i përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave midis forcave speciale moldave, rumune dhe amerikane, si dhe rritja e nivelit të ndërveprimit midis organeve pjesëmarrëse. Në ngjarjen e këtij viti do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Shërbimit Shtetëror të Mbrojtjes dhe Sigurisë [Moldavisë] dhe Forcave Speciale Pantera”.

Këto ushtrime nuk janë të reja, por kanë një urgjencë të re tani, për shkak të situatës me zhvillimet në Ukrainën fqinje, komentojnë Media-t!

SHBA po sponsorizon atë që e quan Dialogu Strategjik Moldavi-SHBA në Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë. Dialogu fokusohet në fushat e bashkëpunimit, modernizimin dhe transformimit të mbrojtjes, mbrojtjes civile, menaxhimit të kufijve, sigurisë kibernetike etj.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar afro 320 milionë dollarë për një ndihmë të re ekonomike, të sigurisë dhe humanitare për të… “ndihmuar” Moldavinë. Kjo ndihmë përfshin 30 milionë dollarë mbështetje fiskale të pakthyeshme të disbursuara në dhjetor 2022 për blerjen e energjisë elektrike.

Ndërkohë, vende të tjera po tregojnë interes të fortë për Moldavinë. Një shembull interesant: Gjermanët po furnizojnë policinë moldave për të përforcuar kufirin me Ukrainën. Gjermania i është bashkuar një projekti të financuar nga BE për “të siguruar” Moldavinë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit:

“Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Kongresin, planifikojnë gjithashtu të ofrojnë një ndihmë shtesë prej 300 milionë dollarësh në energji për Moldavinë për të adresuar nevojat urgjente të krijuara nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, për të forcuar qëndrueshmërinë e saj energjetike dhe sigurinë e Moldavisë, duke përfshirë një tjetër mbështetje buxhetore prej 80 milionë dollarë për të adresuar kostot e energjisë dhe energjitikës”!

Zyrtarisht, Moldavia supozohet të jetë një vend neutral. Tani, megjithatë, flitet për ndryshimin e kushtetutës së saj për t’i lejuar asaj t’i bashkohet aleancave ushtarake dhe ndoshta të anëtarësohet në NATO. Trajnimi i përbashkët me vendet e huaja (SHBA dhe Rumani) duket se shkel dispozitat ekzistuese kushtetuese mbi neutralitetin.

Rumania kërkon të ndërtojë marrëdhëniet e saj ushtarake me Moldavinë, duke përdorur si armë varësinë energjetike që e para ka prej saj! Konkretisht, Rumania furnizon 80-90% të energjisë së Moldavisë. Ajo ka ndërtuar një tubacion gazi natyror që lidh Kishinau me Rumaninë, i cili financohet kryesisht nga grante dhe kredi nga Komuniteti Europian. Moldavia nuk merr më gaz natyror nga Rusia.

Sipas burimeve rumune, ka 600.000 qytetarë rumunë në Moldavi (shumica me shtetësi të dyfishtë). Rumania thotë se është “e pranishme” për “të mbrojtur” qytetarët e saj moldavë në rast të një konflikti.

I rëndësishëm është fakti që Moldavia është vendi i dytë më i varfër në Europë, pas Ukrainës dhe për këtë arsye lehtësisht i manipulueshëm!

Toka e Moldavisë shtrihet midis lumenjve Dniester dhe Prut, rajoni i njohur dikur si Bessarabia. Shumica e popullsisë janë ortodoksë.

Moldavia përgjithësisht ndahet në dy kampe: kampi pro-BE në njërën anë dhe kampi pro-rus nga ana tjetër. Aktualisht, kampi pro-BE është në pushtet.

Ajo ka nxjerrë jashtë ligjit partitë dhe organizatat e opozitës pro-ruse dhe ka burgosur disa nga liderët e tyre. Përveç kësaj, partia në pushtet mbylli 13 televizione dhe Media, me arsyetimin se ato ishin të lidhura me Rusinë.

Deri në mes të marsit, partia pro-europiane nuk lejoi kandidatët e opozitës të konkurrojnë në zgjedhjet lokale, as në ato kombëtare.

Situata të kujton dhe ngjason shumë me Ukrainën…

Previous Story

Letra e Apostull Pavlit Drejtuar Filimonit

Next Story

Irani Mbyll Hapësirën Ajrore të Teheranit

Latest from Info