Fastivali i dikurshëm Europian i Këngës, festa dhe gara më e madhe e muzikës profesioniste mes shteteve të Europës së kulturuar, ka degjeneruar, është shndërruar në një shfaqje të turpshme për nga muzika, pentagrami, performanca, paraqitja skenike, etika dhe estetika.
Gjithçka me qëllim, Festa më e madhe e këngës është kthyer në mjet propagande politike dhe sociale, në instrument promovimi dhe injektimi të një forme jetese dhe sjelljeje diabolike.
Ky organizimi i muzikës europiane po promovon simbole satanike dhe këngët në tekstet e tyre janë të ngarkuara në blasfemi të pashoq.
Gjithçka e mirëorganizuar, gjithçka e mirëorkestruar, një larje trush me injektim tendencash devijante dhe një propagandë antikristiane me injektime diabolike, në mitrën e Krishtërimit, në Europë.
Të tilla organizime, shfaqje, Show satanikë duhen braktisur.
Abandonojeni, mos shpenzoni kohë ta dëgjoni, mos klikoni, mos e ndiqni. Besimtarët, të tilla shfaqje monstruoze duhet t’i braktisin, për hir të brezave që do të vijnë dhe jo vetëm.
Ç’botë vallë do u lëmë fëmijëve tanë? Dhe të gjitha këto ndodhin sepse ne bëhemi spektatorë, sepse ne heshtim, sepse ne nuk reagojmë, sepse ne nuk rebelohemi.
Jam mjaftushëm njeri liberal, pa tabu, me ekstravaganca në mendim herë-herë, por nuk mund të pranoj shfaqje satanike dhe simbole satanike në një Festival të Këngës Europiane, të Muzikës Europiane, që dikur na ofronte kënaqësi, pasion, ndjenja, na sillte së bashku, muzika dhe këngët e këtij Festivali na mbushnin jetën, të përditshmen. Pa drojë mund të them se na bënin shpirtërisht njerëz edhe më të mirë, më të butë, më të ndjeshëm.
Asgjë nuk është si më parë!
Mos qëndroni më spektatorë!