Qytetërimi perëndimor kultivoi më shumë faktorin ‘bëhem’, ndryshimin devijant, jetën e rrugës deri në shthurje, e ktheu njeriun në një sub-individ, që injoroi ose harroi faktin vdekje, çshenjtëroi pra misterin e vdekjes. Qytetërimi perëndimor që çshenjtëroi vetë jetën, promovoi abstraksione, ra në afeksion dhe dashuri me errësirën dhe nihilizmin, duke kufizuar çdo dimension transcendent, ose duke e shfuqizuar atë, duke fshirë përvoja sekrete dhe sakramentale, duke zëvendësuar të shenjtën me teknologjinë, duke krijuar një univers teknik inteligjence artificiale dhe një realitet virtual.
Në rastin më të keq, ne as nuk ndjekim historinë, as nuk marrim pjesë në të vërtetat e saj, por i drejtohemi ekskluzivisht së ardhmes, robër të një kulture konsumi, të një kulture amerikane, të një kulture pa memorie historike.
Në ndryshim nga të gjitha këto, “është tradita e krishterë, domethënë qëndrimi shpirtëror që i referohet marrëdhënies sonë me Dritën dhe Fjalën” që krijon njeriun e krishtëruar që nuk përshtatet në tokën e të fundmeve.
Prandaj apostulli Pal thotë: “Bota nuk është e denjë” (Hebrenjve 11:38).
Kjo është diçka si një ligj universal, çdo njeri që frymëzohet nga fusha jofizike, çdo njeri që është i fiksuar në majat shpirtërore nuk “përshtatet” me botën, veçanërisht në kohët e shoqërive masive, kolektive, ku të vërtetat kërkohen midis teknologjisë dhe ekonomisë.
Në një formë, po zhduket dalëngadalë në Perëndim njeriu, i cili është bllokuar në ligjet natyrore të palindura, të cilave u dorëzon shpirtin, intelektin, emocionet e tij, duke u dorëzuar “në rrjetin e vetëm të pathyeshëm dhe të padepërtueshëm të marrëdhënieve Euklidiane-Kantiane” që përndjek Modernitetin.
Ku jemi sot në raport me Perëndimin? Si po realizohet amerikanizimi dhe perëndimizmi i individit?
Të kryqëzosh në mënyrë kritike shtigjet e njerëzve dhe kombeve me një kulturë të vetme, do të thotë jo vetëm që je tjetërsues, por që je i vetëdijshëm për këtë tjetërsim dhe madje e di mirë përbërjen dhe identitetin e tjetërsimit, ke vetëdijen për atë që ndodh, ke njohjen e përkatësisë së kësaj kulture, të këtij vallaha qytetërimi.
Takova sot dhe diskutova me një inxhinier ndërtimit, njeri i ditur dhe i arsimuar, që me tha se dikur më pëlqente latinishtja. Rrallë herë takon të tillë njerëz. Sot takon zakonisht të diplomuar, por të paarsimuar që janë pre e endotizmit, a pafuqisë pra shpirtërore dhe mendore, sepse të tillë i ka bërë sistemi. Tek ky lloj individi, lehtësisht instalohen regjime, vendosen urdhëra dhe komanda.
Ndaj kryqëzimi i gjykimit, i kritikës nuk është i mundur dhe ndoshta nuk është i mundur as edhe ndonjë lloj tjetër kryqëzimi, kur përballë ke një njeri të qytetëruar me modelin jo të sotëm perëndimor.
Qytetërimi i sotëm perëndimor, kjo kulturë tjetër që ka hyrë dhe të pushton shumicën e kohës, që investohet me çdo formë për të të bërë që të të jetosh si konsumator, në injorancë dhe në mungesë vetëdijeje, si dhe shkakton monstruozitete ekstreme nënkulturore dhe parakulturore, është qytetërim vrastar për njerëzimin.
Qytetërimi Perëndimor është në dekadën e katërt që pergatiti me plan të detajuar një individ, apo sub-individ, të përshtatshëm për të instaluar regjim global.
Por, ky pseudo-qytetërim nuk ka prekur besimtarë dhe kjo e bën botën shpresëplotë për përmbysje dhe për shmangien e rrezikkut të një regjimi global!