Çfarë parashikon marrëveshja e nënshkruar mes Zelenskit dhe Tusk?
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryeministri polak Donald Tusk nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe Polonisë, në Varshavë.
Kjo marrëveshje parashikon që Polonia do të rrëzojë raketat dhe dronët rusë të lëshuar nga Rusia mbi territorin ukrainas. Kjo do të thotë, Polonia po ndërton një mburojë kundërajrore mbi Ukrainën Perëndimore.
Kjo dispozitë e marrëveshjes është diçka e paprecedent, sidomos për një vend anëtar të NATO-s dhe reagimi i Moskës pritet të jetë i ashpër.
Gjithashtu, marrëveshja dypalëshe e sigurisë parashikon që njësia e re ushtarake vullnetare “Legjioni ukrainas” do të trajnohet në tokën polake dhe do të furnizohet me pajisje nga aleatët perëndimorë të Kievit.
Së fundmi, në njoftimin e Zelenski thuhet se Ukraina dhe Polonia “do të bashkëpunojnë për avionë luftarakë. Dhe në atë që Varshava tashmë ka rënë dakord të dorëzojë në Kiev, por edhe në mundësinë për të ofruar edhe më shumë në të ardhmen”.
Kujtojmë se raketat, ruse dhe ukrainase, kanë rënë në territorin polak gjatë luftës. Në fakt, rënia e një rakete kundërajrore ukrainase S-300 kishte shkaktuar vdekjen e dy personave në fshatin Sevodov në kufirin polako-ukrainas.
Marsin e kaluar, një raketë lundrimi ruse shkeli hapësirën ajrore polake për 39 sekonda, sipas raportimeve të kohës.
Tani më, me vulë dhe firmë Polonia është në luftë me Rusinë.