Medvedev: “Do të Digjeni në Ferr!”

/

Medvedev i derjtohet SHBA-ve dhe Ukrainës për goditjen fatale ndaj plazhistëve në Krime:

“Do digjeni në ferr!

Ju jeni terroristë nuk ndryshoni nga xhihadistët fanatikë të ISIS!”

Sulmi i paprecedent i djeshëm ndaj plazhistëve në plazhin e Sevastopol, të Krimesë, nxiti zemërimin e Moskës dhe të gjithë shoqërisë ruse, ndaj dhe ish presidenti rus Dmitri Medvedev paralajmëroi SHBA-të dhe Ukrainën se “do të digjen në ferr”.

Vihet re se për herë të parë që nga fillimi i luftës, Moska akuzoi zyrtarisht Uashingtonin si përgjegjës kryesor për një sulm në Krime dhe madje edhe në një objektiv civil, duke premtuar një përgjigje të menjëhershme.

Medvedev bëri një deklaratë tejet agresive përmes Telegramit.

I gjithë postimi i tij është si më poshtë:

“Të poshtërit e SHBA-ve po furnizojnë ukrainasit me municione shkatërruese dhe po i ndihmojnë të synojnë objektivat.

Të poshtërit e Kievit zgjedhin si objektiv një plazh plot me qytetarë dhe shtypin butonin.

Të dyja, SHBA-të dhe Ukraina, do të digjen në ferr, me shpresë, jo vetëm në flakët e shenjta, por përpara kësaj, mes zjarrit në tokë.

Ajo që ndodhi nuk është thjesht një aksion ushtarak, por një sulm tinëzar dhe i poshtër terrorist kundër popullit tonë.

Për më tepër, kjo ndodhi në një festë ortodokse, ashtu si masakra që ekstremistët kishin kryer në Dagestan.

Kjo është arsyeja pse tani ne nuk bëjmë dallimin mes asnjërit prej tyre, qofshin autoritete amerikane, regjimi ukrainas, apo disa fanatikë të çmendur.

Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”.

Previous Story

Sulmet Terroriste në Dagestan & Sulm në Abkhazi - Rusia Fajëson SHBA-në & Ukrainën (video)

Next Story

Këshilltari i Putin: “Fati i Mbarë Njerëzimit Varet nga Zgjedhjet Amerikane”!

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është