“Këtë do të Bëjë Trump Sapo të Zgjidhet”: Letra Ultimatum që “Ngriu” 26 Liderët e BE-së!

/

A është kjo arsyeja pse ata duan ta vrasin?

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është gati të veprojë “menjëherë” si ndërmjetës i paqes në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nëse zgjidhet në nëntor, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán, në një letër drejtuar liderëve të BE-së.

Letra i drejtohet presidentit të Këshillit Europian Charles Michel dhe 26 liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe është shkruar pasi Orban zhvilloi bisedime me Trump në SHBA, si dhe presidentët e Ukrainës, Rusisë dhe Kinës.

“Mund (…) të deklaroj me siguri se pas fitores së tij në zgjedhje, ai nuk do të presë deri në inaugurimin e tij. (Trump) do të jetë i gatshëm të veprojë si ndërmjetësues i paqes menjëherë. Ai ka plane të detajuara me bazat e duhura për këtë”, theksoi kryeministri hungarez në letrën e tij.

Për më tepër, Trump shpesh ka deklaruar se ai do të mund, nëse do të ishte president i SHBA-së, t’i jepte fund luftës në Europën Veriore brenda 24 orëve!

Udhëheqësi nacionalist Orban, një mbështetës i Trump, bëri vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin javët e kaluara, në një lloj “misioni paqeruajtës”, pasi Hungaria mori Presidencën e rradhës të BE-së, duke zemëruar ndërkombëtarët në Bruksel dhe Uashington.

Në letër, Orbán vlerësoi se presidenti amerikan Joe Biden po bën “përpjekje të jashtëzakonshme” për të qëndruar në garën për zgjedhjet presidenciale dhe la të kuptohet se ai “nuk është i aftë të ndryshojë politikën aktuale pro-luftës të SHBA-së”.

Për më tepër, Orban vlerësoi se zgjedhja eventuale e Trump do të ndryshojë ekuilibrin mes SHBA-së dhe BE-së në aspektin e mbështetjes financiare për Ukrainën, ku europianët pritet të jenë në disavantazh.

“Strategjia jonë europiane në emër të unitetit transatlantik ka kopjuar politikën pro luftës të SHBA-së. Deri më tani nuk kemi patur një strategji europiane dominuese dhe të pavarur, apo plan veprimi politik”, theksoi ai.

“Sugjeroj që të diskutojmë nëse vazhdimi i kësaj politike ka kuptim për të ardhmen”, shtoi ai.

Orbán propozoi gjithashtu “rihapjen e kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit diplomatik me Rusinë” duke mbajtur kontakte të nivelit të lartë me Kievin, si dhe mbajtjen e bisedimeve me Kinën “për mënyrën sesi do të mbahet konferenca e ardhshme e paqes”.

Previous Story

A. Dugin: "Atentati Ndaj Trump Ishte Përpjekje për Grusht Shteti në SHBA - Ekipi Obama, Blinken, Clinton Fshihet pas Tij!"

Next Story

Skenar i Ri për Tentativën Kundër Trump! Çfarë Ndodhi Pikërisht në të Njëjtën Kohë (video)!

Latest from Info