Në një lëvizje të pazakontë kaloi Egjipti, duke dhënë një njoftim për të gjitha kompanitë egjiptiane të fluturimeve, për të shmangur hapësirën ajrore iraniane për tre orë, 03:00 pas mesnate deri në orën 06:00 (me orën shqiptare), më 8 gusht.
Shumë mendojnë se ky mund të jetë tregues i goditjes së parë të mudshme të Iranit, kundër Izraelit.
Ky njoftim është i çuditshëm, pasi linjat ajrore egjiptiane kanë kohë që shmangin fluturimet mbi hapërsirën ajrore iraniane, duke zgjedhur rrugë të tjera alternative, ndaj dhe habia që ka kapluar të gjithë është pyetja që ngrihet vetiu: Pse pikërisht tani, Egjipti zgjedh të bëjë një lëvizje të tillë, mes këtij njoftimi, që në thelb është shqetësues?
Irani në fakt prej datës 6 gusht ka filluar stërvitjet ushtarake për sulm që do të realizohet më 8 gusht, por pa qenë asgjë e vendosur dhe e paracaktuar data dhe natyrisht ora.
Por, në të njëjtën kohë, edhe vetë Irani, kërkon në të njëjtat orë, që kompanitë iraniane të fluturimeve të shmangin disa intinerare të caktuar mbi hapësirën iraniane.
Hezbollah-u dhe Irani pritet që në orët në vijin të godasin Izraelin, si kundërpërgjigje për një seri vrasjesh drejtuesish të lartë të Hamas, Hezbollah dhe jo vetëm.
Agjensia e Lajmeve Al Arabia flet për një sulm që do të ndodhë të enjten ose të premten, informacion që përputhet edhe me NOTAM të lëshuar nga qeveria Egjiptiane, si për të konfirmuar kështu njëra-tjetrën.
Koha do të jetë verfikuesi i sa më sipër thuhet dhe paralajmërohet, për të parë se kur dhe prej kujt do të kryhet sulmi në Izrael.
Orë zero për Lindjen e Mesme po afron!