“Ata që ëndërrojnë një gjë të tillë do të dështojnë!”
“Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitje trazirash masive, që do të nisin agjentët e vendeve perëndimore”, u tha gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
I pyetur për përgatitjet perëndimore për një grusht shteti në vend, ai tha: “Sot morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse”.
“Informacioni është dhënë përmes kanaleve zyrtare dhe po punojmë për ta zgjidhur. Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës është përgjegjës për këtë, për më tepër, kuadrot nga qeveria serbe dhe agjencitë e tjera që janë të specializuar në këto çështje, po bëjnë punën e tyre”, theksoi Vuçiç.
“Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë, do të dështojnë. Serbia është duke ecur përpara dhe nuk mund dhe nuk do të ndalet. Ata nuk do të mund ta ndalojnë më kurrë! Ky është mesazhi im për të gjithë dhe populli ynë nuk ka pse shqetësohet”, përfundoi kreu i shtetit.
Më herët gazeta Vecernje Novosti raportoi se anëtarët e opozitës serbe ishin të gatshëm të përfitonin nga demonstratat properëndimore në Beograd të planifikuara për datën 10 gusht, për të pushtuar pallatin presidencial, për të eliminuar kreun e shtetit dhe për të filluar të njëjtin skenar si në Ukrainë.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, vlerësimi i situatës në Serbi tregon se fuqitë perëndimore kanë rifilluar përpjekjet për të mbjellë destabilitet.