Një pseudobesimtar do të vijë dhe do të bëhet i pari, mos e besoni, do të ikë sërish.
Në Timoteu 1:15 lexojmë: “Fjala është besnike dhe e denjë për t’u pranuar plotësisht, sepse Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari”.
Çfarë do të thotë të biesh nga e djathta / e drejta?
Pse është e vështirë të kthehesh në rrugën e drejtë / të djathtë nga një rënie e tillë?
A mund të ndodhë që ata që ranë atje nga e djathta / e drejta në vetëjustifikim akademik, janë udhëheqësi i rremë i përmendur në profecitë?
E vërteta është se të gjithë jemi mëkatarë dhe të pafuqi, me pamundësi për shpëtimin nga zbritja drejt ferrit.
Një informacion m’u dha dhe më tha se, në mënyrë që të pranosh dhe të mbartësh të vërtetën, duhet të pranosh Perëndinë që u shndërrua në Njeri të përsosur, si e vetmja rrugë e terapisë të kësaj sëmundjeje dhe kjo bëhet me përulësi dhe në formë mistike në zemrë dhe jo në mendje.
Kur flakë i dolën nga sytë, energjia e pandërtuar në zemrën e apostull Palit, e godisnin fuqishëm direkt në qendër. Një energji e pandërtuar, pa strukturë, por që është plot informacion dhe që mbush njeriun, e djeg ose e freskon atë shpirtërisht.
Energji që mbart informacion për gjendjen e mëkatarit të parë, që jam unë, një i vdekur nga mëkati, por që erdhi Krishti në botën mëkatare për shpëtim.
Ky fakt e mbyti Judën.
Marku 13:30, thotë: “dhe duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde, ky është urdhëri i parë”.
Intinerari përshkruhet kështu: Zemër – Shpirt – Mendje – Fuqi, ajo që tepron nga zemra, thuhet nga goja.
Njohuritë, diplomat, pushtetet, pozicionet nuk luajnë asnjë rol, nuk e formojnë zemrën, thjesht e shtërngojnë atë, e drejtojnë, e mbyllin dhe energjia e pandërtuar nuk e plotëson atë.
Kështu pseudobesimtari flet dhe bën teologji, herezi, i mashtruar, por vetëkënaqet dhe qesh si “joker” (xhoker). Hiqet si filantrop, me bazë zgjuarsinë, por në zemër është i zymtë, i gurtë dhe i errët që reagon vetëm kur i ushtrohet presion mbi egoizmin e tij.
Në letrën 1 Korintasit 1:26, shkruhet: “shikoni në fakt thirrjen tuaj vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë, …”
Të shumtë janë ata që përdorin kishën si automjet për t’u promovuar laikë, njerëz pa besim dhe klerikë.
Konkurojnë mes tyre me tituj akademikë dhe teologjikë. Pranojnë në radhët e tyre vetëm të diplomuar, kanë organizata, web sites, asociime dhe të tjera formacione, por pa jetën e nevojshme të qetë mistike, kozmikë quhen.
Nuk kuptojnë se Frama e Shenjtë nuk është diplomë, por thjesht Zjarr i pastër provash dhe sprovash mes qetësisë.
Pët t’i njohur bota, për të bërë ndjekës, për lavdi personale e konsiderojnë veten besimtarë.
Ta falenderojmë që nuk jemi si të tjerët…
Këta janë të rënët në të djathtë, që nuk mund të pranojnë se mundet që ai personi krah tyre, i pashkolli, të ketë lidhje me shenjtërimin.
Në letrën 1 Korintasit 1:27, shkruhet: “por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;“
Populli i Perëndisë ka etje për Krishtin, pseudobesimtarët nuk e dinë këtë dhe është e vështirë edhe tua tregosh, nuk e shikojnë, janë ekuipazhi i pandërtuar, i pastrukturuar.
Do të vijë koha që të tërhiqet, kur bota do të kërkojë Krishtin e saj të dashur, por nuk do ta shohë në fytyrat e tyre dhe atëherë Zoti do të tregojë në mënyrë të papërshkrueshme një ekuipazh të ri, me një udhëheqës të ri.
Arratia e pseudobesimtarit
Është jashtëzakonisht e vështirë t’i shpëtosh rënies nga e djathta (e drejta), vetëdrejtësisë, formimit të devotshmërisë, por edhe mungesës së respektit, zemërgurësisë dhe lakmisë.
Mateu 19:30: “Por shumë të parë do të jenë të fundit, dhe shumë të fundit do të jenë të parët“.
Kjo varkë e paprishshme, e pa mbytshme, e përjetshme, është bekim të jesh brenda saj dhe është si hir, jo si shpërblim.
Nuk e meriton të jetë askush në të, përveç kapedanit, Krishtit, që na pranon në të me hir.
Kjo është e vështirë të kuptohet me zemër nga pseudobesimtarët dhe kështu vetë do të largohen prej saj, dhe nga të parët do të jenë të fundit, sapo të shfaqet Krishti, do të shtangen, do të prapësohen dhe do të bien në furtunë dhe dallgë.
Marku 2:22: “Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj”.
Do të vijë dikush Pseuso, do të jetë i sjellshëm, do të buzëqeshë ji “Joker”, do të fshehë ferrin, por të mos e besoni dhe do të ikë.
Ndriçimi i zemrën është fillesa e pendesës.