Filluan “avazet” me koret brenda kishave.
Më pas, u shtuan shfaqet perëndimore, e kthyen kishën në sallon ndenjeje me violinë dhe piano.
Më pas futën në kishë kitarën dhe buzukun.
Në këtë video shikojmë se artet marciale, karaten në rastin në fjalë, e futën edhe këtë në kishë, pikërisht përpara altarit.
Shfaqja sportive brenda kishës ka ndodhur në qytetin Oradea në Rumaninë veriperëndimore, që supozohet se është nën juridiksionin e peshkopit Sofronie Drincek.
Peshkopi, kleriku i kësaj kishe është një ekumenist, globalist, që mezi pret krijimin e një feje globale, që nuk e ka problem të ndajë altarin edhe me heretikë, është epishkopi që ka shkishëruar dy priftërinj rrëfimtarë, realisht të dedikuar në krishtërim, sepse nuk i bindeshin. Një klerik me marrëdhënie shumë të ngushta edhe me rabinë.
Lufta po bëhet tashmë e hapur kundër kishës dhe krishtërimit.