Një Orë për Hënën! Si Matet Koha Atje?

/

Një ekip ndërkombëtar astronomësh po përgatit një orë që do të jetë në gjendje të matë kohën në Hënë.

Koha lëviz pak më shpejt në hënë!

Një grup ndërkombëtar astronomësh bashkojnë zërat e tyre për t’i dhënë Hënës orën e saj.

Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve votoi të enjten për të inkurajuar agjencitë hapësinore në mbarë botën që të punojnë së bashku në një standard të matjes së kohës për Hënën, ku një ditë zgjat 29.5 ditë tokësore.

“Ky është thelbi i vendimit tonë: të punojmë së bashku për të vendosur këtë kohë të caktuar” tha Susan Stewart nga Observatori Detar i SHBA këtë javë në konferencën e grupit në Cape Town, Afrika e Jugut.

Stewart ndihmoi në propozimin e rezolutës.

Hëna ka më pak gravitacion në krahasim me Tokën, kështu që koha kalon rreth 58.7 mikrosekonda më shpejt çdo ditë.

Ndërsa më shumë vende dhe kompani private synojnë për të realizuar misione të ardhshme në hënë, astronomët duan të sigurojnë sinkronizim të përsosur me një orë të vetme.

Aktualisht, një mision hënor operon në kohën e kombit që menaxhon anijen kozmike.

Agjencia Europiane e Hapësirës bëri presion për një orë hënore, prej vitit të kaluar.

Dhe në fillim të këtij viti, Shtëpia e Bardhë udhëzoi NASA-n dhe agjencitë e tjera që të krijonin një koncept fillestar deri në fund të vitit dhe dizajni përfundimtar duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2026.

Astronomët janë ende herët në punën e tyre për të përcaktuar saktësisht sesi do të godasë koha hënore, tha Bijunath Patla, një fizikant në Institutin Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë.

“Unë mendoj se komuniteti e ka kuptuar se kjo duhet bërë”, tha Patla.

Domethënë u është dhënë detyrë t’i japin Hënës orë, matës kohe. Përse iu duhet vallë?

“Dhe ky është fillimi.”

Previous Story

Britani: Arkeologët Zbuluan Mozaik të Para 2000 Viteve, të Ruajtur në Mënyrë Perfekte!

Next Story

Shqetësimi i Kinës për Planet Bërthamore të Biden

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e