Kamala Harris, një emër sinonim i ambicjes për pushtet, tani e gjen veten në qendër të një skandali megatonësh, që mund të ndalë karrierën e saj politike.
Zbulimi se ajo ka qenë dikur anëtare me kartë anëtarësimi e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (CPSU) nuk është një lajm, është një llahtar për miliona amerikanë, që janë të tmerruar se spektër, apo ngjyrim, apo ndikim ideologjik komunist mund të infiltrojë në nivelet më të larta të qeverisjes amerikane.
Më 19 gusht 2024, Arkiva e Shtetit të Federatës Ruse bëri atë që askush nuk kishte guxuar ta bënte më parë, ekspozoi të vërtetën.
Harris, shpesh portretizohet si demokrate e moderuar me një apel centrist, por që na paska një sekret që do t’i trondisë karrierën.
Karta e saj e anëtarësimit në Partinë Komuniste të ish Bashkimit Sovjetik, e lëshuar në qershor 1984, pas një vizite të saj në Rusi, është fakt provë për lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik.
Harris na paska qenë një adoleshente me afeksioni komuniste. Idea që 16-veçarja Kamala Harris t’i bashkohej Partisë Komuniste të USA (CPUSA), nuk është thjesht shokuese, është e frikshme. Një anëtarësim ky, kur përplasjet e Amerikës me ish BS-në ishin për jetë a vdekje.
Edhe më pikant është fakti që Harris nuk flirton thjesht me komunizmin, është e angazhur në radhët e tin.
Sipas Arkivës së Shtetit rus, Harris paguante edhe kuota deri në vitin 1991, edhe pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.
Sipas Arkivës ruse, Harris ka bërë tre udhëtime në Bashkimin Sovjetik në mes të viteve 1980, duke udhëtuar në Moskë dhe Voronezh nën kujdesin e e Organizatës Komsosmol të BS.
Komsomol nuk ishte thjesht një grup të rinjsh, por një makinë indoktrinimi, që krijonte udhëheqësit e ardhshëm komunistë në BS dhe nëpër botë. Dhe angazhimi i Harris me Komsomol është edhe aspekti më alarmant i skandalit, pasi ai ishte aparati shtetëror sovjetik për shpërndarjen e ideologjisë Komuniste. Që të ishe pjesë e kësaj organizate dhe anëtare me tesër, do të thotë që personi ka dëshmuar përkushtim, bindje dhe aktivizim, si evidencë për mbrojtjen dhe përhapjen e komunizmit.
Pas këtij skandali Kamala po hesht. Është arratisur në heshtjen e saj të thellë, si për të pohuar gjithçka.
Por amerikanët kërkojnë disa përgjigje. Pse u anëtarësua në Partinë Komuniste të ish Bashkimit Sovjetik? Çfarë rol kishte në Organizatën Rinore Komsomol? Dhe më e rëndësishmja, si e influencojnë këto ideologji të së shkuarës në politikën e tanishme?
Tërmet politik, kandidatura e Harris ka gjasa të bjerë.
Amerikanët gjatë gjithë kohës e kanë parë komunizmin si kërcënim, si demon, ndaj nuk do të mund të pranojnë një kandidate Komuniste për presidente të Amerikës.
Ky zbulim padyshim do të shndërrohet në çështjen qendrore të garës presidenciale.
Dëmtimi i figurës politike të Kamala Harris është tani më i parikuperueshëm.
Mbetet për t’u parë nëse do ta vazhdojë garën, nëse do të tërhiqet prej saj me vullnet të plotë, apo nëse do ta largojnë nga gara. Dhe nëse mbetet në garë, ka vulosur humbjen e thellë.