Çfarë tregon hulumtimi i ri?
Ky është mbreti i pijeve.
8 në dhjetë qytetarë të këtij planeti konsumojnë kafe çdo ditë dhe në fakt 95% e tyre më shumë se një filxhan në ditë.
Përveç kafesë së njohur, mos harroni se shumë lloje çaji dhe pije energjike përmbajnë kafeinë.
Sipas hulumtimit të ri të paraqitur në Konferencën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, nëse kalojmë gjithsej tre filxhanë kafe në ditë, rreziqet tona për shëndetin rriten.
Hulumtimi ishte zbulues, pasi u krye në një kampion njerëzish të shëndetshëm, pa historik sëmunsjesh dhe tregoi se kur e kaluam këtë kufi konsumi, rritej edhe rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.
Në fakt, kampioni ishte midis 19 dhe 45 vjeç.
Ata që pinin më shumë se 3 filxhanë kafe duket se kishin ndikuar negativisht në sistemin e tyre nervor autonom.
Në fakt, me kalimin e kohës, rrahjet e tyre të zemrës dhe presioni i gjakut u rritën.
“Për shkak të efektit të saj në sistemin nervor autonom, konsumimi i rregullt i sasive të tepërta të kafeinës mund t’i vërë individët e shëndetshëm në rrezik të hipertensionit dhe ngjarjeve të tjera kardiovaskulare”, thonë studiuesit.