Hulumtimet kanë treguar se stresi i stilit të jetesës moderne, mungesa e komunikimit dhe zakonet tona të të ngrënit, janë disa nga arsyet që shohim një rritje të insultit cerebral (goditjeve në tru) dhe kryesisht uljen e moshës në të cilën ato ndodhin.
Studimet e fundit kanë treguar se disa pije që konsumojmë në të përditshmen tonë kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me insultin.
Shikoni cilat pije duhet të shmangim.
Pije freskuese
‘Interstroke’ prezantoi një hulumtim të bërë në 13,000 persona, ku nga rezultatet e tij del se konsumimi i përditshëm i pijeve jo alkoolike (më shumë se 2 gota) rrit rrezikun e goditjes në tru. Në fakt, nuk i veçon ato që përmbajnë sheqer apo ëmbëlsues të tjerë.
Pije frutash me aditivë
Pijet e frutave që janë të përpunuara dhe përmbajnë konservues, kur konsumohen në bazë ditore, rrisin rrezikun e një episodi gjakderdhjeje me 37%. Në fakt, nëse konsumi është 2 gota ose më shumë, rreziku trefishohet.
Përkundrazi, uji dhe çaji duket se janë mburojë për insultin cerebral.
Konsumimi ditor (3 filxhanë) i çajit jeshil dhe të zi, ul rrezikun e goditjes në tru me 29%.
Uji duket të jetë mënyra më efektive për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru të shkaktuar nga mpiksja e gjakut. 7 gota ujë është sasia ideale që duhet të konsumojmë.