Mes të vdekurve edhe shumë fëmijë.
Të zhdukur dhe të bllokuar nga shirat e rrëmbyeshëm me mijëra banorë.
Tragjik është bilanci nga përmbytjet shkatërruese në Valencia të Spanjës, pasi sipas informacioneve të fundit, të paktën 65 persona kanë humbur jetën nga ujërat e vrullshme.
Në fakt, siç raportojnë autoritetet lokale, mes tyre ka edhe shumë fëmijë.
Në videot që do të shihni, vrulli i ujërave është i frikshëm dhe në një rast, ujërat literalisht shkatërrojnë dhe zhdukin një urë.
https://twitter.com/i/status/1851351990279823847
Tronditëse janë pamjet nga operacionet e shpëtimit dhe nga qytetarët që tentojnë të arratisen nga shtëpitë dhe dyqanet me ujin deri në mbi 1 metër.
https://twitter.com/i/status/1851305777148920222
Vrulli ishte i tillë që brenda 4 orëve ranë 343 milimetra shi.
Vlen të kujtojmë sesi më herët kreu i autoriteteve lokale në rajonin e Valencias të Spanjës njoftoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, sesi u gjetën trupa të vdekur pas përmbytjeve që ndodhën në juglindje të vendit.
“U gjetën të vdekur, por në respekt të familjeve, nuk do të japim më shumë detaje”, tha Carlos Mathon.
Mbrëmë, autoritetet lokale raportuan të paktën shtatë persona të zhdukur: gjashtë në qytetin Letur, në provincën e Albacete, në rajonin Castile-La Mancha dhe një tjetër, një shofer kamioni, në qytetin e Alcudia, në rajonin e Valencias.
“Jam i informuar me shqetësim për informacionet për personat e zhdukur dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia në orët e fundit”, tha përmes X-it kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, duke u bërë thirrje gjithashtu qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. “Kini shumë kujdes dhe shmangni lëvizjet e kota”, theksoi ai.
https://twitter.com/i/status/1851412530884649372
Apel i autoriteteve për qytetarët: Shmangni udhëtimet e panevojshme.
Shiu i rrëmbyeshëm, i shkaktuar nga një front i ftohtë që lëviz nëpër Spanjën juglindore, përmbyti rrugët dhe qytetet, duke bërë që autoritetet në zonat më të goditura të këshillojnë njerëzit të mos dalin jashtë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Agjencia spanjolle e motit AEMET shpalli alarm të kuq për pjesën lindore të rajonit të Valencias dhe alarm të verdhë për pjesë të Andaluzisë në jug, ku një tren doli nga shinat për shkak të shiut të dendur, megjithëse askush nuk u lëndua.
Videot e publikuara tregojnë zjarrfikësit duke çliruar shoferët e bllokuar mes shiut të rrëmbyeshëm në qytetin e Althira, Valencia dhe makina të bllokuara në rrugët e përmbytura.
AEMET pret që Valencia të jetë në qendër të pjesës më të madhe të stuhisë, me parashikimet që flasin për më shumë se 90mm shi, në më pak se një orë, ose 180 mm në më pak se 12 orë.
Shkollat, gjykatat dhe shërbimet e tjera thelbësore u pezulluan në Carlet dhe qytete të tjera aty pranë në rajonin e Valencias.
Shërbimet lokale të emergjencës kërkuan ndihmën e UME, një njësi ushtarake e specializuar në shërbimet e shpëtimit, në rajonin Utiel-Requena, ku shoqata bujqësore ASAJA njoftoi se moti ekstrem kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në të mbjellat.
Stuhia goditi fillimisht Andaluzinë. Në El Ejido, një qytet mesdhetar i njohur për serat e tij, një stuhi breshëri shkatërroi qindra xhama makinash dhe përmbyti rrugë.
Në Alora, gjithashtu në Andaluzi, lumi Guadalorthe vërshoi dhe 14 persona u detyruan të shpëtoheshin nga zjarrfikësit, sipas autoriteteve. Në Alora, sasia e shiut sipas AEMET ka arritur sot në 160 milimetra.
Të zhdukur dhe të bllokuar nga shirat e rrëmbyeshëm
Të paktën katër persona janë të zhdukur.
Ujërat përfshinë qytetin Letur, në rajonin e Albacete, duke marrë përpara makina, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni spanjoll.
Kryebashkiaku Sergio Marin Sanchez tha se shërbimet e shpëtimit po kërkonin “tre ose katër persona” të cilët ishin të zhdukur.
Disa (nga të zhdukurit) ishin në një makinë, të tjerët në shtëpi, por pati informacione edhe për të tjerë.
Policia në qytetin Alcudia, në rajonin e Valencias, tha se po kërkonte shoferin e një kamioni që u zhduk në orët e para të pasdites.
https://twitter.com/i/status/1851299680787055091
Për shkak të motit të keq dhe pasojave të tij, kompania kombëtare hekurudhore Adif pezulloi shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë, midis Madridit dhe Valencias. Një tren i tillë me shpejtësi të lartë, me 276 pasagjerë, doli nga shinat në rajonin e Andaluzisë, por askush nuk u lëndua.
Shërbimet e shpëtimit madje përdorën helikopterë për të evakuuar dhjetëra njerëz nga Alora, Andaluzi, pasi një lumë ka dalë nga brigjet e tij.
Pamjet që vijnë nga Spanja janë apokaliptike.