Deklarata e Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara Vassili Nebenzia.
I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vassili Nebenzia, ishte i qartë për veprimet ruse në lidhje me çështjen e Ukrainës, duke mbyllur një herë e mirë diskutimet që mediat perëndimore zakonisht i cilësojnë si… rrjedhje ngjarjesh.
Kështu në asamblenë e OKB-së Nebenzia tha:
“Nuk do të ketë përsëritje të skenarit me marrëveshjet e Minskut, nuk do të ketë ngrirje të frontit në mënyrë që regjimi Zelenski të lëpijë plagët e tij, ashtu siç nuk do të ketë hyrje të Ukrainës në NATO. Këto nuk ndryshojnë. Të vetmet ndryshime që do të caktohen janë territoret që do të lejohet të kontrollohen nga Kievi.”