Kjo Është Shenja Rrugore Bardh e Zi – Çfarë Tregon?

/

Gjermania ishte vendi i parë që legalizoi drejtimin automatik autonom!

Një tabelë bardh e zi ka pushtuar autostradën A9 të Gjermanisë dhe ka zgjuar interesin e drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë shprehur dyshimet e tyre për kuptimin e tabelës.

Pas shumë pyetjeve se çfarë do të thotë tabela në fjalë, autoritetet përkatëse gjermane kanë njoftuar drejtuesit e mjeteve se nuk lidhet me ta, pasi tabela vlen vetëm për automjetet automatike autonome.

Në veçanti, falë përdorimit të teknologjisë së gjeneratës së fundit, si dhe inteligjencës artificiale, targa bardh e zi u mundëson mjeteve që drejtohen vetë, të dinë vendndodhjen e tyre të saktë, gjë që është thelbësore për qarkullimin e tyre të sigurtë në rrjetin rrugor.

Siç raportojnë mediat gjermane, tabelat janë pjesë e një projekti pilot të realizuar nga Ministria Federale e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Gjermanisë.

Automjetet automatike autonome qarkullojnë shpesh në autostradën A9, të testuara në kushte reale, me të dhënat e mbledhura të analizuara nga ekspertët.

Vlen të theksohet se Gjermania ishte vendi i parë që proçedoi me rregullimet ligjore për drejtimin automatik autonom.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: Pasagjerët e Avionit Lidhën Një Burrë që Donte të Hapte Derën!

Next Story

Merkel Është në Panik për Rolin e Elon Musk në Qeverinë Amerikane

Latest from Info