Ish komisioneri europian francez Thierry Breton ka rrëfyer në thelb hapur se, Perëndimi “vodhi” zgjedhjet rumune dhe është i gatshëm ta bëjë atë sërish në Gjermani, nëse e gjykon të nevojshme.
“Ne e bëmë atë në Rumani dhe do ta bëjmë në Gjermani nëse është e nevojshme”, tha Breton në mediat europiane. Në fillim të muajit të kaluar, një gjykatë e lartë rumune thjesht anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, pasi fitoi dikush të cilin nuk e dëshironte BE-ja.
Botimi “Romania Journal” theksoi fjalët e Breton si më poshtë: “Nëse, nga ana tjetër, shefi i Tesla dhe X shkel ligjin, veçanërisht në Gjermani, duke mbështetur partinë ‘ekstremiste’ AfD, ish komisioneri europian beson se do të jetë e nevojshme që autoritetet të veprojnë si në Rumani, ku u anuluan zgjedhjet presidenciale”, shkruan faqja e televizionit francez BFMTV, e cila kujton rastin e Călin Georgescu.
Former EU Commissioner admits that the EU was responsible for the cancellation of the elections in Romania
— Daily Romania (@daily_romania) January 10, 2025
"We did it in Romania, and we will do it in Germany if necessary."
– Thierry Breton pic.twitter.com/RsiVG8sOy3
Gjykata kishte vendosur “të anulojë të gjithë procesin zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit të Rumanisë… për të siguruar korrektësinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, një vendim i diskutueshëm që ishte krejtësisht i paprecedent.
“Problemi” ishte se Calin Georgescu, kandidati i quajtur gjerësisht i së ‘djathtas ekstreme’, doli në krye në raundin e parë të votimit me një rezultat shokues, që bëri kundërshtarët politikë të tij të pretendonin ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Ja disa fjalë më shumë të Breton:
Tani jemi të pajisur dhe duhet ta zbatojmë këtë ligj për të mbrojtur demokracitë tona në Europë.
Tani për tani, le të ruajmë qetësinë dhe të zbatojmë ligjet tona në Europë, kur ekziston rreziku që ato të anashkalohen dhe nëse nuk zbatohen, mund të çojnë në ndërhyrje.
E bëmë në Rumani dhe nëse është e nevojshme do të duhet ta bëjmë edhe në Gjermani.”
Elon Musk u përgjigj duke thënë se kështu tingëllon një tiran.
The astounding absurdity of @ThierryBreton ???? as tyrant of Europe ???? https://t.co/fdLp8rbF0M
— Elon Musk (@elonmusk) January 11, 2025
Emisioni kishte diskutuar për Musk dhe kishte ngritur pretendimet e zyrtarëve europianë për ndërhyrjen e tij të supozuar në punët e brendshme të Europës. janë po këta njerëz, që nuk kanë folur kurrë për George Soros.
“Liria e shprehjes është një element themelor në Europë”, ka pohuar Breton në edicionin e lajmeve. “Nëse nuk e bëjnë, ka gjoba dhe mundësi ndalimi. Ne jemi gatshëm për të zbatuar këto ligje dhe për të mbrojtur demokracitë tona në Europë.”
“Le të qëndrojmë të qetë dhe të zbatojmë ligjet në Europë, kur ato rrezikojnë të anashkalohen dhe nëse nuk zbatohen, mund të kalojmë në ndërhyrje”, kishte shtuar francezi globalisto-majtist.