Mbështetje psikologjike për ish aktorin komedianin, nga Franca, Polonia, Spanja dhe Holanda.
Njëri pas tjetrit, liderët e BE-së po nxitojnë të ngushëllojnë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, pas takimit të tij të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Mesazhi që ata po dërgojnë është se vendet e tyre do të vazhdojnë të mbështesin presidentin e Ukrainës, si dhe popullin e saj, në luftën kundër Rusisë, duke kërkuar në thelb hekatomba të reja vdekjesh.
Presidenti francez Emmanuel Macron, pasi theksoi se Rusia është agresori dhe ukrainasit janë viktimat, komentoi se “duhet të respektojmë ata që po luftojnë që në fillim”.
Macron reacts to the dispute between Zelensky, Trump, and Vance at the White House.
— KyivPost (@KyivPost) February 28, 2025
“You must respect those who fight,” Macron said, adding that it is crucial to remember that there is “an aggressor and a victim.” pic.twitter.com/lJSEt8wJfT
Kryeministri polak Donald Tusk në mesazhin e tij të shkurtër thotë se populli ukrainas nuk është i vetëm.
“I dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.
Spanja është në të njëjtën gjatësi vale, me kryeministrin Pedro Sanchez që shkruan në një postim tregjuhësh se “Spanja qëndron me Ukrainën”.

“Pashë dikë që mbronte interesat e atdheut të tij me guxim dhe dinjitet. Zelenski meriton mbështetjen e plotë të BE-së dhe Holandës”, shkruan ish komisioneri i BE-së Frans Timmermans.