Kjo është hera e parë që Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur në këtë zonë.
IDF ka sulmuar rëndë parkun e madh teknologjik në qytetin iranian Rasht në Detin Kaspik. Është një nga qendrat më të mëdha teknologjike të Iranit dhe dëmi thuhet se është i madh.
Duket se izraelitët kanë shkatërruar objektet e prodhimit të fibrave të karbonit për IRGC-në në zonën industriale Rasht, thelbësore për programet e raketave, armëve bërthamore dhe dronëve të Iranit.
“Kërpudhat” e shpërthimeve ishin të dukshme nga një distancë e largët.
Herët në mëngjes, shpërthime u dëgjuan pranë qytetit iranian Rasht, i vendosur në bregdetin e Detit Kaspik.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, duke cituar një deklaratë nga zëvendësguvernatori i provincës Gilan, Ali Bagheri, sulmi kishte në shënjestër parkun teknologjik Sefidroud.
Zyrtari nuk specifikoi se çfarë saktësisht kishin në shënjestër Forcat Ajrore Izraelite, duke deklaruar vetëm se zona po kontrollohej për “dëme të mundshme”.
Qyteti Rasht është larg zonave të sulmeve, gjë që sugjeron një zgjerim të mundshëm të gjeografisë së konfliktit.
Është hera e parë që Izraeli ka goditur zonën specifike.
Madhësia e shpërthimit në zonën e parkut teknologjik Sefidroud mund të tregojë një sulm të synuar ndaj infrastrukture ose një instalimi ushtarak.
According to local sources, the city of Rasht in #Iran has been bombed by #Israel. Rasht has an estimated population of 998,000, and many Tehran residents had been seeking shelter there. This is now a war of aggression expanding across a country 2.4 times larger than Texas. pic.twitter.com/4fDoQ3Sfm2
— Kourosh Ziabari (@KZiabari) June 20, 2025
Më parë, u raportua se rreth 60 avionë luftarakë morën pjesë në sulmin masiv të sotëm ndaj Iranit, duke hedhur deri në 120 bomba ajrore.
The bombing last night on the industrial area in the city of Rasht, Iran pic.twitter.com/b0cVLhpVVM
— Cheryl E ????????????️ (@CherylWroteIt) June 20, 2025

Rasht është një qytet mjaft i madh, me afro një milionë banorë.