Plutokrati hungarezo-amerikan George Soros sulmon senatorin populist italian Matteo Salvini, duke vënë alarmin se udhëheqësi i “Lega” dëshiron ta nxjerrë Italinë nga Bashkimi Europian dhe nga monedha Euro.
Miliarderi majtisto-liberal sulmon ish ministrin Salvini, sepse është tejet i shqetësuar që Italia ka mundësi të largohet nga Bashkimi Europian, duke ndjekur shembullin e Britanisë: “Jam veçanërisht i shqetësuar për Italinë. Udhëheqësi i Lega ka kohë që po punon që vendi i tij të dalë nga BE-ja dhe nga monedha Euro. Çfarë do të ishte Europa pa Italinë? Italia ishte një nga shtetet më pro-Europiane. Italianët i besonin më shumë Qeverisë Europiane sesa qeverisë së tyre, për shumë e shumë arsye, por ata u keqpërdorën nga Salvini gjatë periudhës së emergjencës së refugjatëve në vitin 2015.”
Sorosi është tepër i shqetësuar, pasi sondazhet tregojnë se Salvini dhe partia e tij është më popullorja dhe gjen mbështetje të gjerë në popull.
Një studim i “Euromedia Research” i publikuar pardje tregoi se “Lega” merr 24.9% të elektoratit, koalicioni i djathtë ku bën pjesë edhe Salvini merr 47.6% të votave dhe koalicioni i majtë, që aktualisht qeveris vendin, merr 41.5% të votave.
Sentimenti anti-BE është rritur në mënyrë dramatike në Itali gjatë muajve të fundit, periudhë nën një krizë të thellë shkaktuar nga virusi kinez, si dhe nga mungesa totale e solidaritetit të BE-së për Italinë, i cili ishte vendi që u godit më shumë se çdo vend tjetër.
Një sondazh i kryer në ditët e fundit të muajit prill tregon se 40% e italianëve kërkojnë që Italia të largohet nga BE-ja dhe nga monedha Euro!
A do të largohet Italia nga BE-ja? Mbetet për t’u parë, por të gjitha rrugët e analizës së situatës në Itali, të çojnë drejt konkluzionit “IT-exit”.
Pritet që miliarderi majtist të shpenzojë shuma marramendëse që të mbajë Italinë në BE, ashtu siç veproi edhe me Anglinë.