Deklaratë nga Presidenti Donald Trump.
Ka komplotuar me “ndërhyrjen” e supozuar ruse, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Për herë të parë në historinë e SHBA-ve, ish drejtori i FBI-së James Comey po ndiqet penalisht, i akuzuar për komplot me “ndërhyrjen” e supozuar ruse, në zgjedhjet e SHBA-së të vitit 2016!
Akuzohet për pengim të drejtësisë dhe dhënie deklaratash të rreme.
Vërehet se FBI është ndër shërbimet më të fuqishme të sigurisë në botë.
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së Donald Trump komentoi mbi ndjekjen penale të ish drejtorit të FBI-së James Comey, duke e përshkruar atë si “një nga qeniet njerëzore më të këqija”.
“DREJTËSI NË AMERIKË!
Një nga qeniet njerëzore më të këqija që ky vend ka parë ndonjëherë është James Comey, ish kreu i korruptuar i FBI-së.
Sot, ai u padit nga një Juri e Madhe për dy akuza për krime të ndryshme, për veprime të paligjshme dhe të gabuara.
Ai ka qenë kaq i keq për vendin tonë, për kaq kohë dhe tani po përballet me përgjegjësitë për krimet e tij kundër Kombit tonë.
BËJENI AMERIKËN TË MADHE PËRSËRI!” – shkroi Presidenti Trump.

Kujtojmë se gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e kishte shkarkuar Comey-n nga posti i tij në FBI.