Hamas Kthehet në Gaza me Egërsi, Qëllon Ata që “Bashkëpunuan” me Izraelin

/

Në praktikë, plani i paqes do të jetë shumë i vështirë për t’u zbatuar.

Forcat e Hamasit janë rikthyer në disa pjesë të Gazës që ishin evakuuar nga trupat izraelite, duke nisur një goditje të gjerë ndaj atyre që ata besojnë se u kthyen kundër tyre.

Raportet thonë se disa persona janë qëlluar për bashkëpunim të dyshuar me Izraelin, ndërsa të tjerë të akuzuar për lidhje me grupe kundër Hamasit, ndaj janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.

Në praktikë, do të jetë shumë e vështirë të zbatohet plani i paqes sepse Hamasi do të jetë gjithmonë… Hamas.

Sigurisht, për herë të parë në historinë e rajonit të martirizuar, një grup ekstremist si Hamas-i i besoi një presidenti, pranon të dorëzojë pengjet izraelite pa garanci me shkrim dhe pa u tërhequr Ushtria Izraelite nga e gjithë Gaza (ajo ka mbetur në pjesët veriore). Pse e bënë vallë? Ndoshta sepse duan të fitojnë në kohë, të ripërtëriten, për mungesë fondesh dhe forcash.

Megjithatë, izraelitët gjithashtu pranuan planin e paqes të presidentit amerikan pavarësisht faktit se fati i Hamas-it si një organizatë e armatosur do të vendoset në të ardhmen e largët, ndërsa Tel Avivi ka kërkuar çarmatimin dhe shpërbërjen e tij të menjëhershme.

Sot domethënë, që nuk kanë izraelitë për të luftuar, po luftojnë me njerëzit e tyre. Kjo për të kuptuar se në mënyrë të vazhdueshme do e gjejnë një kundërshtar.

Paqe nuk ka, kjo është një marrëveshje e heshtur disaditore për kthimin e disa pengjeve dhe vetëm kaq.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqia: Refuzoi Kërkesën e Trump për Gazin Rus – “Dimri po Vjen & Ne Kemi Marrëveshje”!

Next Story

Kjo Është Epidemia më e Çuditshme që Ka Ekzistuar Ndonjëherë në Botë

Latest from Info