Të rinjtë e Kishës Ortodokse të Shën Andonit në Adelaide, në Australinë e Jugut, u shfaqeën me një ide të veçantë, me një iniciativë kreative, që e quajtën “Shenjti im, në vendin tim”.
Një formë e mrekullueshme për besimtarët e rinj, për të marrë pjesë në ceremoninë e Pashkës këtë vit, teksa nuk mund të gjendeshin fizikisht prezent në kishë, për shkak të distancimit social që duhet të respektonin në periudhën e pandemisë.
Qeveria australiane nuk lejoi që në kisha të shkonin besimtatarë, por ata u këshilluan që liturgjinë e shenjtë të Pashkës ta ndiqnin online. Ishte një eksperiencë që nuk e kishin jetuar kurrë më parë.
E megjithatë duke sfiduar kohët, të rinjtë e enorisë, në stolat e kishës vendosën ikonën e shenjtorit, emrin e të cilit mbajnë. Kisha u mbush me ikona në stolat e saj dhe shpirtërisht të rinjtë besimtarë ishin prezent mes ikonës së tyre.
Një fotografi kjo, nga Kisha e Shën Andonit që po bën xhiron e botës, jo thjesht për idenë kreative, por edhe për faktin që ende kemi të rinj që besojnë dhe me përulësi i afrohen Perëndisë, si dhe me hirin e tij përpiqen të jenë qytetarë të denjë të botës.
Bota mund të prishet, të shuhet, por kurrësesi besimi!