Një aeroplan me një motor u rrëzua të premten pasdite në Neckarauer Straße në Mannheim, Gjermani, gjatë një uljeje emergjente.
Sipas gazetës “Mannheimer Morgen”, aeroplani gjatë uljes kaloi midis dy makinave të parkuara dhe u ndal në mes të rrugës, duke pësuar dëme të rënda materiale.
Në bordin e aeroplanit ndodheshin tre persona: dy burra dhe një grua. Piloti 23-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një burrë 37-vjeçar dhe shoqëruesi i tij 23-vjeçar, pësuan lëndime të lehta. Të tre arritën të dilnin vetë nga aeroplani dhe u dërguan në spital.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë aeroplanin pothuajse plotësisht të shkatërruar, ndërsa forca të Departamentit të Zjarrfikësve, Policisë dhe ekipeve të shpëtimit nxituan menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën.
Policia po shqyrton mundësinë e prishjes së motorit si një shkak të mundshëm të uljes së detyruar.
Dëmi i aeroplanit vlerësohet në afërsisht 400,000 euro dhe aeroplani u largua nga vendngjarja. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

