Në disa shtete në SHBA lejohet që në gara sportive atletike, të marrin pjesë edhe sportiste trangjinore, e thënë ndryshe meshkuj që kanë bërë amputim të organit gjenetal dhe janë “kthyer” në femra.
Por përballë këtyre të drejtave absurde të dhënë nga disa shtete majtiste-globaliste që hartojnë politika specifike dhe avantazhuese ndaj grupimesh të tilla, po duket se po cënojnë rëndë njerëzit normalë, apo e thënë ndryshe, ata që pranojnë gjininë dhe natyrën pa guxuar ta kundërshtojnë, apo ta ndryshojnë atë.
Një grup sportistesh atlete, në një shtet të Amerikës (Connecticut, Hatrford) i kanë dërguar Departamentit të Edukimit dhe Sporteve, si dhe Guvernatorit të shtetit një letër të gjatë, që për thelb të saj ka idenë si më poshtë:
“Një atlete femër dhe një atlete trangjisnore, që në fakt fizikisht është mashkull, nuk mund të garojnë si të barabarta, sepse fiziku i një mashkulli është më potent për nga natyra sesa fiziku i femrës. Për këtë arsye nuk mund të jenë në vijën e startit si të barabartë një femër dhe një mashkull, por meqë ky i fundit ka bërë amputim dhe ligji i pranon të ndryshojë gjininë, lejohet të marrë pjesë në garë, por automatikisht është duke cënuar rëndë të drejtën e femrave sportiste për të qënë fituese, kampione, sepse garojnë mes individësh të pabarabartë”.
Ja pra, shumë shpejt katandisi bota, që teksa i dha të drejta anormale një grupimi individësh, që për shkak të sëmundjes që mbaritn ndryshojnë gjininë, në organ dhe në çertifikatë, por kurrësesi jo në fizik, sepse është e pamundur, po cënojnë të drejta të natyrshme të njerëzve normalë, që nuk janë dorëzuar nga natyra dhe nga fiziku, si krijesa të prindërve të tyre dhe të Perëndisë.
Zyra e Departamentit të shtetit është dakort tashmë që të ndalojë personat trangjinorë që të marrin pjesë në gara, por për këtë do i drejtohet edhe Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto liri të pakufij për grupime të lindura, krijuara, nxitura dhe investuara nga majtisto-globalistët e tipit Soros, në thelb po cënojnë të drejtat e njeriut dhe janë në kundërshtim me kushtetutat e shumë vendeve, edhe atë të Amerikës, sipas disa specialistëve konstitucionalistë.