Ali Larijani mbi operacionin e mundshëm tokësor të SHBA-ve në Iran: “Po presim t’ju turpërojmë”!
“Do të ketë mijëra të vdekur dhe të kapur rob!”
Ali Larijani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha se vendi është i përgatitur për një operacion të mundshëm tokësor të SHBA-ve.
“Po presim t’ju turpërojmë”, tha ai.

“Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur qëllimin e tyre për të hyrë në Iran nga toka. Bijtë e guximshëm të Imam Khomeinit dhe Imam Khameneit po presin për të turpëruar zyrtarët e liq amerikanë, do kenë me mijëra të vdekur dhe të kapur robër”, shkroi A. Larijani në llogarinë e tij X.


