Administrata Trump ka njoftuar se qeveria kubaneze mund të jetë në prag të rënies, ndërsa presioni mbi regjimin komunist rritet.
Zyrtarët thonë se situata brenda Kubës po përkeqësohet me shpejtësi, me një paqëndrueshmëri në rritje që kërcënon qeverinë në Havanë.
Nëse ndodh, do të shënonte një nga ndryshimet më të rëndësishme gjeopolitike në Hemisferën Perëndimore ndër breza.
Nga Lindja e Mesme në Europën Lindore dhe tani në Karaibe, peizazhi global duket se po ndryshon me shpejtësi.
Disa vëzhgues thonë se mesazhi po bëhet i pamundur për t’u injoruar: Liria mund të përhapet më shpejt nga sa e prisnin shumë e shumë.
Është mirë ta shohësh këtë protestë.
Më në fund, populli i Kubës është zgjuar dhe po proteston kundër regjimit komunist. Ky filmim i regjistruar në Havanë tregon një nga protestat që po zhvillohen tani kundër diktaturës. Protesta po bëhen edhe në pjesë të tjera të Havanës dhe në qytete të tjera anembanë Kubës sonte. Shpresojmë që regjimi komunist i Kubës të bjerë së shpejti.
Cliff Smith shkruan në X: “Marco Rubio do të jetë President i Kubës”!
Dhe Trump-i klasik i përgjigjet: “Më tingëllon bukur”!
Sa më sipër janë pjesë e një shakaje, por që po u pëlqen kryesisht kubanezëve që kërkojnë ndryshimin e regjimit.
Klani i Kastros në Kubë është i bllokuar nën sanksione dhe thuajse në pamundësi për të qeverisur dhe për të mbajtur ekonominë jashtë kolapsit.
Makina e demontimit e Trump-it punon fort mesa duket.



