Mesazhi i Ali Larijani për Kombet Myslimane: “Në Cilën Anë Jeni?”

/

“Ju e dini shumë mirë se Amerika nuk ka besnikëri dhe se Izraeli është, në fakt, armiku juaj!”

Ali Larijani, në një mesazh drejtuar kombeve myslimane, theksoi se Irani mbetet “i palëkundur” në luftën e tij kundër SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa i pyeti ata “në cilën anë jeni?”.

Ai madje shprehu zhgënjimin e tij për “mungesën e mbështetjes”, siç e tha ai, nga vendet me shumicë myslimane kur Irani u sulmua.

“Disa kombe kanë shkuar edhe më tej, duke deklaruar se Irani është kundërshtari i tyre thjesht sepse ai shënjestroi bazat amerikane – si dhe interesat amerikane dhe izraelite – të vendosura brenda territoreve të tyre”, tha Larijani.

Ndërsa Irani këmbëngul se godet vetëm interesat amerikane në Lindjen e Mesme, dronët dhe raketat e tij kanë shënjestruar vende civile, duke përfshirë hotele dhe objekte energjitike në rajonin e Gjirit.

Pasi i bombardoi, po u kërkon aleancë. jo është shumë domethënëse për regjimin, që po jep shenjat e shkatërrimit, të rrënimit.

Larijani tha se Irani nuk mund “të pritet të qëndrojë duarkryq” ndërsa bazat amerikane janë të vendosura në vendet fqinje.

“Përballja e sotme është, në fakt, midis Amerikës dhe Izraelit nga njëra anë, dhe Iranit mysliman dhe forcave të rezistencës nga ana tjetër. Pra, në cilën anë jeni ju?” – tha zyrtari iranian.

Larijani bëri thirrje për unitet mysliman, duke theksuar se Irani nuk kërkon “hegjemoni” në rajon.

“Ju e dini shumë mirë se Amerika nuk ka besnikëri dhe se Izraeli është, në fakt, armiku juaj”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan: “Bandë e Etur për Gjak” Ata që Sulmojnë Iranin & Libanin!

Latest from Info