Ndalim qarkullimi kërkoi për New York-un Guvernatori i majtë, që para pak orësh kishte kërkuar “më pak dhunë nga policia” në rrugët e qytetit. Jo vetëm kaq, por Guvernatori dyfishoi numrin e policëve në gadishmëri, nga 4 mijë në 8 mijë!
Në qytet ndalohet qarkullimi nga ora 23:00 deri në orën 05:00, pas edhe një dakortësie të Guvernatorit me kryebashkiakun e majtë të qytetit.
Në Manhatan janë vjedhur dhe plaçkitur me qindra dyqane luksoze dhe biznese elitare gjatë mbrëmjes të së dielës.
Ndalimi i qarkullimit është një masë për të ndalur valën e dhunës ndaj bizneseve dhe një masë për të ndalur katastrofat në materiale edhe në hapësirën urbane, dhunuar prej disa ditësh nga anarkistë që prijnë protestat.
Më shumë se 250 persona janë arrestuar dhe të gjitha dëshmitë bëjnë fjalë për vjedhje dhe dhunë të organizuar dhe për pjesëmarrje PROTESTUESISH PROFESIONISTË dhe të paguar.
Kaosi nuk është gjë tjetër veçse epilogu i së majtës globaliste dhe revanshiste në Amerikë.